Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në intervistën e tij të fundit u shpreh pas një ndërprerje të punimeve për shkak të mërgimtarëve, punimet infrastrukturore do të vazhdojnë në Komunën e Gostivarit.
“Këtë javë deri në fund të javës, do të fillojmë me dy-tre projekte infrastrukturore, edhe atë në rrugë “Pançe Popovski”. Me rikonstruim do të fillohet edhe në dy rrugët në “Mara Ugrinova” te stacioni i autobusëve. Në fillim të shtatorit do të vazhdohet edhe me bulevardin, pjesë të cilën e ndalëm për shkak të ardhjes së mërgimtarëve”, u shpreh kryetari Limani.
Kryetari Limani po ashtu theksoi se do të punohet në rrugën te varrezat e fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme.
“Në shtator po ashtu do të fillojë rruga tek varrezat në fshatin Çegran, disa rrugë në fshatin Banjicë e Epërme që duhet të rikonstruohen pas realizimit të kanalizimit fekal”, u shpreh Limani. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Gusht, 2025 11:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.