Art Zylbeari: “Qeveria dështoi në mbrojtjen e lirisë së medias, gazetarët nuk janë armiq të shtetit”

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 11:37

Art Zylbeari: “Qeveria dështoi në mbrojtjen e lirisë së medias, gazetarët nuk janë armiq të shtetit”

Në një konferencë për media, Art Zylbeari, kryetar i Forumit Rinor të BDI-së, dega Tetovë, kritikoi ashpër veprimet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj mediave dhe gazetarëve.

Qeveria po dështon vazhdimisht për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për punën e gazetarëve dhe mediave. Kjo qeveri nuk është e aftë të garantojë një prej parimeve themelore të demokracisë – lirinë e medias”, tha Zylbeari.

Ai theksoi se rasti i fundit, kur një gazetari i tentua marrja e telefonit personal nga policia pa vendim të prokurorit për interesa personale dhe klanore të partisë në pushtet, përbën “shkelje flagrante të të drejtave themelore që gëzon media dhe gazetarët”.

Sipas Zylbearit, pozita e Maqedonisë së Veriut në raportin e “Reporters Without Borders” tregon përkeqësim, duke rënë nga vendi i 36-të në vitin 2024 në vendin e 42-të në vitin 2025. Ai shtoi:
Ky është një alarm i qartë për drejtimin e gabuar që ka marrë shteti. Aspirata për integrim në BE nuk jetësohet në këtë mënyrë. Vlerat evropiane dhe perëndimore na mësojnë se liria e fjalës është vlera themelore e ndërtimit të shoqërisë dhe përparimit të shtetit.”

Zylbeari nënvizoi gjithashtu se:
Gazetarët nuk janë armiq të shtetit, por mbrojtës të interesit publik. Çdo shkelje e të drejtave, kërcënim, shantazh apo presion ndaj tyre tregon vetëm frikën e pushtetit nga e vërteta. Shoqëria demokratike nuk ndërtohet vetëm me fjalë të bukura, por duke e respektuar fjalën e lirë, gazetarët dhe të gjithë punëtorët mediatik.”

Ai bëri thirrje për reagim ndërkombëtar:
U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, BE-së, OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut që të reagojnë ndaj represionit që po u bëhet mediave dhe gazetarëve në Maqedoni të Veriut”, përfundoi kryetari i Forumit Rinor të BDI-së, dega Tetovë.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 11:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?