Bujar Osmani me të rinjtë në Çair: Ata do të vendosin si do të shpërndahet buxheti i komunës

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 12:29

Bujar Osmani me të rinjtë në Çair: Ata do të vendosin si do të shpërndahet buxheti i komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot zhvilloi një takim me të rinjtë e komunës, ku prezantoi vizionin e tij për “Çairin e Ri”. Ai theksoi se të rinjtë janë shtylla e zhvillimit dhe burimi kryesor i komunës, pasi mbi 43% e banorëve të Çairit janë nën 30 vjeç.

“Nuk mund të dizajnoni një vizion për ‘Çairin e Ri’ pa përfshirë ata që përbëjnë 50% të popullsisë së Çairit. Ky është forca jonë më e madhe dhe kapitali ynë më i çmuar,” tha Osmani.

Osmani paralajmëroi ndërtimin e një qendre multifunksionale të re në qendër të Çairit, në sheshin “Skënderbej”, e cila do të përbëhet nga tre komponentë kryesorë:

Laboratori digjital dhe inovativ  Osmani e përshkroi si “një hapësirë ku të rinjtë do të mund t’i shfaqin aftësitë e tyre kreative përmes konceptit ‘bëje vetë’. Laboratori do të jetë i pajisur me mjete dhe teknologji bashkëkohore, ku çdo i ri do të ketë mundësi të eksperimentojë, të krijojë dhe të inovoje.” Ai shtoi se ky laborator do të jetë “një qendër e gjallë për ide dhe inovacione, ku talenti i të rinjve do të kthehet në zgjidhje konkrete për Çairin.”

Biblioteka moderne  e cila do të jetë si klasike ashtu edhe tërësisht e digjitalizuar. “Komuna do të digjitalizojë të gjitha librat e nevojshëm përmes sistemeve open source, në mënyrë që çdo i ri nga telefoni i tij të ketë qasje në literaturën që i nevojitet. Të rinjve të Çairit do t’ua ofrojmë një bibliotekë të tërë në xhep dije të qasshme gjithmonë dhe kudo,” deklaroi Osmani.

Qendra kulturore  e dedikuar për grupet rinore muzikore, artistike dhe krijuese. “Kjo qendër do të jetë shtëpia e kreativitetit në Çair. Grupet muzikore, kolektivet artistike dhe talentet e rinj do të kenë hapësirë ku do të mund të ushtrojnë, të shprehen dhe të performojnë. Dua që jeta kulturore e Çairit të ketë një skenë që reflekton energjinë rinore dhe talentin e tij,” theksoi Osmani.

“Ky kompleks do të jetë zemra e vizionit për ‘Çairin e Ri’ dhe simbol i rilindjes urbane të komunës,” theksoi kandidati për kryetar komune.

Osmani gjithashtu paralajmëroi bursa komunale për studentët më të mirë nga Çairi, për mbështetjen e zhvillimit akademik, si dhe krijimin e një Fondi për inovacion, i cili çdo vit do të financojë idetë më inovative të të rinjve.

“Komuna do të mbështesë të rinjtë që përmes përdorimit të inteligjencës artificiale do të zhvillojnë zgjidhje që e lehtësojnë punën e përditshme të komunës dhe jetën e qytetarëve,” tha Osmani.

Kandidati njoftoi gjithashtu formimin e Këshillit Rinor të Çairit, i cili do të vendosë për shpërndarjen e 5% të buxhetit të komunës. Po ashtu, do të realizohet projekti “Talentët e Çairit”, përmes të cilit studentët më të mirë do të punësohen drejtpërdrejt në administratën komunale.

Vizioni i Osmanit përfshin edhe përmirësimin e hapësirave publike dhe qasjen digjitale, që nënkupton: renovimin e parqeve, ofrimin e internetit falas në hapësirat publike, si dhe kurse shtesë falas për të rinjtë në programim, kodim dhe aftësi digjitale.

“Çairin duam ta shndërrojmë në qendër të teknologjisë. Nëse gjysma e popullsisë janë të rinj, atëherë duhet ta shfrytëzojmë këtë kapital dhe të krijojmë komunën e së ardhmes,” përfundoi Osmani.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 12:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?