Ja anketa që tregon se Osmani prinë bindshëm ndaj Mexhitit në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 12:44 Përditësuar

Ja anketa që tregon se Osmani prinë bindshëm ndaj Mexhitit në Çair

Sipas një ankete të realizuar nga një institut i njohur për hulumtim të opinionit publik, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, gëzon një përparësi prej gati dhjetë pikë përqindje ndaj rivalit të tij, ish-kryetarit Izet Mexhiti. Njëkohësisht, rezultatet tregojnë pakënaqësi serioze ndaj menaxhimit të deritanishëm të komunës dhe rënie dramatike të përkrahjes për koalicionin VLEN, i cili aktualisht është pjesë e strukturës qeveritare.

Për këtë anketë, Osmani foil sot në konferencën për media, kur tha që që VLEN i ka marrë anketat, në të cilat shihet qartë se diferenca mes meje dhe kandidatit të tyre është 10%, dhe tani janë në panik. Flaka sjell anketën që arriti ta sigurojë nga kampet politike:

Përkrahja për kandidatët: Osmani para Mexhitit

Në pyetjen: “Për cilin nga këta kandidatë do të votonit për kryetar të Komunës së Çairit?”, të anketuarit janë përgjigjur:

Diferenca prej 8 pikë përqindje në favor të Osmanit është e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh fragmentimin e përfaqësimit politik shqiptar në Çair dhe përqindjen e lartë të votuesve të demotivuar ose të pavendosur.

Qytetarët e Çairit: Gjykim i qartë për pushtetin e deritanishëm

Paralelisht me këtë, të dhënat tregojnë se 67.2% e të anketuarve mendojnë se gjërat në komunë po shkojnë në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 25.5% besojnë se drejtimi është i duhur.

Kur bëhet fjalë për vlerësimin e kryetarit aktual Visar Ganiu:

​•​Shumë të pakënaqur: 38.1%

​•​Kryesisht të pakënaqur: 26.3%

​•​Kryesisht të kënaqur: 15.7%

​•​Shumë të kënaqur: 7.9%

​•​Të tjerët: neutralë ose pa qëndrim

Raporti mes të kënaqurve dhe të pakënaqurve është gati 3:1 në favor të qytetarëve të pakënaqur, gjë që përfaqëson një sinjal serioz për perceptimin e dobët ndaj menaxhimit aktual të komunës.

Për më tepër, në pyetjen nëse Visar Ganiu meriton edhe një mandat, plot 72.6% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht, ndërsa vetëm 16.3% mendojnë se ai duhet të marrë një shans të ri.

Në hijen e rënies së VLEN

Këto shifra lidhen me trendin më të gjerë që e regjistrojnë pothuajse të gjitha hulumtimet e publikuara (dhe të papublikuara), një rënie e vazhdueshme e përkrahjes për VLEN, sidomos në komunat urbane me shumicë shqiptare.

Gjithashtu, sipas një ankete të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), e cila ende nuk është bërë publike por qarkullon në qarqet politike, BDI dhe partnerët e saj të koalicionit gëzojnë përkrahje dyfish më të madhe se VLEN në nivel kombëtar, raport më të madh se 2:1.

Këto trende tregojnë se baza zgjedhore e VLEN është eroduar, veçanërisht pas hyrjes së tyre në koalicionin qeveritar, ku, sipas një pjese të analistëve, nuk arrijnë të ushtrojnë ndikim thelbësor, gjë që e minon edhe më tej besueshmërinë e tyre te votuesit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 12:44 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.