Arsimi në Çair prioriet i Izet Mexhitit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 13:54

Arsimi në Çair prioriet i Izet Mexhitit

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, z. Izet Mexhiti, sot vizitoi Shkollën Fillore “Vasill Glavinov” në Çair me ç’ rast informoi se fushata për pastrimin dhe pregatitjen e shkollave fillore për fillimin e procesit arsimor më 1 shtator janë ka përfunduar.

Sot nga afër pashë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor në Shkollën Fillore “Vasill Glavinov” në Çair, me të cilën e përmbyllëm fushatën për pastrimin gjeneral të të gjitha shkollave fillore në Komunën e Çairit. Me këtë, shkollat janë tërësisht të gatshme për të pritur nxënësit më 1 shtator’ tha Mexhiti.

Mexhiti tha se një prej karakteristikave më pozitive të kësaj shkolle është se këtu mësojnë nxënës nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Çair – një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike.

‘Është obligim i yni që nxënësve të cilët fatmirësisht janë shumë në Komunën e Çairit, ku vetëm numri i klasës së parë është rreth 1.00 0 fëmijë t’u mundësojmë kushte sa më të mira për të mësuar dhe për t’u zhvilluar’ shtoi Mexhiti.

Gjatë kësaj vizite Mexhiti gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të promovon konceptin për mësim në një ndërrim, duke filluar me Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”, që nga 1 shtatori.

Zëvendëkryeministri i Parë Mexhiti falënderoi udhëheqësit e shkollave fillore dhe stafin mësimor për përkushtimin e tyre maksimal që 1 shtatori të na gjejë të përgatitur për t’i pritur filloristët me dinjitet dhe respekt.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 13:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?