“Merr krahë nga Çairi” – Bujar Osmani shpall fuqinë e grave në fushatë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 21:24

“Merr krahë nga Çairi” – Bujar Osmani shpall fuqinë e grave në fushatë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me forumin e grave të Këshillit vendor “6 Nëntori”, ku është shprehur i inkurajuar nga prania masive dhe mbështetja e tyre.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me forumin e grave të Këshillit tim vendor ‘6 Nëntori’ dhe prania e tyre masive më dha energji të re,” tha Osmani.

Ai theksoi se mbështetja nga njerëzit që e njohin që nga fëmijëria është e veçantë dhe jep forcë për fushatën.

“Thuhet se ata që të njohin që nga fëmijëria janë ata që të njohin më mirë. Dhe kur e sheh këtë mbështetje, natyrisht merr krahë për të trokitur në çdo derë të Çairit,” u shpreh Osmani.

Sipas tij, roli i grave në këtë proces është vendimtar.

“Gratë janë zëri më i fuqishëm i këtyre zgjedhjeve dhe me të drejtë. Sepse është e ardhmja e fëmijëve, familjeve dhe lagjeve tona që kërkon një Çair ndryshe: pa korrupsion, me rend, i pastër dhe modern,” tha ai.

Në fund, Osmani theksoi se ndryshimi është i mundshëm vetëm përmes bashkimit.

“Së bashku, do ta sjellim këtë ndryshim,” përfundoi ai. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?