Osmani prezantoi planin: Ndërmarrje të re komunale ‘Për një Çair të pastër’

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 12:33

Osmani prezantoi planin: Ndërmarrje të re komunale ‘Për një Çair të pastër’

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit Bujar Osmani sot prezantoi konceptin e tij për një Çair më të pastër. “Formimi i një ndërmarrjeje të re komunale ‘Për një Çair të pastër’. Osmani u zotua se do bëjë punësimin e 120 higjienistëve, sic tha ai, me sistem pune të qartë dhe të kontrolluar.

“Një komunë e papastër është pasqyrë për një komunë që nuk e respekton qytetarin e vet. Prandaj, sot dalë me premtimin se nga dita e parë bëjmë ndërmarrje të veçantë për pastrim të komunës, duke punësuar 120 higjinienistë të uniformuar në bazë të një plani të definuar ditor, ku Çairi do të ndahet në rajone dhe njerëzit kur dalin prej shtëpive në mëngjes, të parët që do i shohin do të jenë pikërisht punëtorët komunal duke pastruar Çairin”, tha Osmani.

Osmani ishte decid se Çairi nuk guxon të mbetet komuna më e ndotur në Shkup. “Asnjë fëmijë nuk duhet të luajë në parqe të mbushura me mbeturina, asnjë nënë nuk duhet ta çojë fëmijën e saj nëpër rrugë të mbushura me plehra. Mjaft më me improvizime dhe punësime partiake,” deklaroi Osmani në konferencën e sotme për shtyp.

Osmani u zotua se do ta ngre çështjen e pastërtisë në Çair në një lëvizje gjithëpopullore të Çairit.

“Ti integrojmë qytetarët në atë lëvizje, duke i angazhuar shkollat, organizatat duke i angazhuar bashkësitë lokale për të bërë aktivitete vullnetare të pastrimit. Unë dua që pastërtia në Çair të bëhet prioritet pas shkollave dhe qytetarët të bëhen pjesë që Çairin ta ndajnë nga ajo se është komuna më e ndotur në Shkup, që na brengos dhe na turpëron të gjithëve.

Higjiena, sipas tij, nuk është vetëm estetikë, ajo është çështje shëndeti dhe respekti për qytetarët. “Unë premtoj: kjo pamje do të ndryshojë”, theksoi Osmani, duke shtuar se do të vendoset analizë e rregullt e cilësisë së shërbimit, e bazuar në reagimet e qytetarëve dhe monitorim të vazhdueshëm në terren.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 12:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?