Në fillim të këtij viti shkollor, shkollat fillore në Gostivar janë përmirësuar me investime të rëndësishme infrastrukturore për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Valbon Limani njoftoi se në Shkollën Fillore “Çajla” janë vendosur dritare të reja, duke synuar krijimin e një mjedisi më të ngrohtë, më funksional dhe më të sigurt.
“Shkolla fillore ‘Çajla’ me kushte më të mira mirëpret nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë fillimviti shkollor! Vendosëm dritare të reja, me synimin që kjo ndërhyrje të krijojë një mjedis më të ngrohtë, më funksional dhe më të sigurt për fëmijët dhe mësimdhënësit tanë,” deklaroi Limani.
Po ashtu, investime janë bërë edhe në Shkollën Fillore “Bashkimi” në fshatin Llakavicë, ku janë instaluar dyer dhe dritare të reja, ndërkohë që mësënjtoret janë përmirësuar për të ofruar kushte më të mira për mësim.
Këto investime pasqyrojnë angazhimin e komunës së Gostivarit për të siguruar një ambient arsimor cilësor dhe të sigurt për fëmijët dhe stafin mësimor.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
31 Gusht, 2025 00:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.