Ibrahimi: Tetova e Bilallit nuk do kallauzë, Fetai: Fitojmë çdo komunë!

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 22:41

Ibrahimi: Tetova e Bilallit nuk do kallauzë, Fetai: Fitojmë çdo komunë!

Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, në tubimin e madh në Tetovë doli me një mesazh të fortë kundrejt opozitës, duke theksuar se koalicioni është më i fuqishëm se kurrë dhe gati për fitore në çdo komunë.

“VLEN asnjëherë nuk ka qenë më i fortë dhe më kompakt. Pa mëdyshje, do të fitojmë çdo komunë nga Likova deri në Strugë,” deklaroi Fetai, duke shtuar se opozita shqiptare ka humbur rrugën dhe nuk ka më asnjë legjitimitet.

Ai ironizoi lëvizjet politike të tyre ndër vite: “Pas Marrëveshjes së Ohrit shpallnin se ‘çështja shqiptare është mbyllur’ dhe shpikën agjendën e gjelbër. Sapo u formua VLEN, ata ikën nga e gjelbra dhe dolën tek agjenda multietnike. Tash 15 muaj e kanë braktisur edhe atë dhe janë kthyer tek AKI. Përballë kemi një opozitë tërësisht të delegjitimuar, pa ide dhe pa asnjë propozim për jetën e shqiptarëve.”

Në tubim morën fjalën edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, si dhe liderët Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi, ndërsa drejtuesit e shtabit kërkuan mobilizim të plotë deri në ditën e zgjedhjeve.

Në hapjen e shtabit zgjedhor në Tetovë, lideri i VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, vlerësoi lart punën e kryetarit Bilall Kasami.

“Nuk mund të mos e them një fjalë të urtë sipas shembullit që ‘fshati i mirë nuk do kallauzë’. Unë do të kisha thënë se ‘Tetova e Bilallit nuk do kallauzë’,” tha Ibrahimi.

Ai theksoi se sukseset e qytetit janë të lidhura drejtpërdrejt me emrin e Kasamit: “Kush e mban mend Tetovën katër vite më parë dhe e sheh sot, e ka shumë të qartë se gjitha sukseset i atribuohen emrit të përvetshëm: Bilall Kasami.”

Duke kujtuar vitin 2021, Ibrahimi shtoi: “Sonte duhet ta pranojmë publikisht se Bilalli kishte të drejtë atëherë dhe ka të drejtë edhe sot.”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, rikujtoi gjendjen dramatike të komunës në vitin 2021, kur e mori drejtimin: 24 milionë euro borxh, mungesë transparence dhe keqmenaxhim total.

“Borxhi prej 24 milionë eurosh nuk ishte investuar, por i vjedhur,” tha Kasami, duke theksuar tre parimet kryesore të qeverisjes së tij: mosankim për trashëgiminë, hapje të komunës dhe zgjidhje thelbësore.

Ai përmendi rezultatet konkrete: “Ata e futën komunën në borxh dhe e lanë Tetovën pa ujë; ne e përgjysmuam borxhin dhe e bëmë qytetin me ujë të pijshëm. Ata e lanë Tetovën në mbeturina; ne e pastruam. Ata nuk ndërtuan stadium; ne nisëm ndërtimin e stadiumit për Shkëndijën. Ata nuk hapën bulevarde; ne ndërtuam segmente të reja. Ata lanë lumin e ndotur; ne e pastruam Shkumbinin. Ata nuk bënë shkolla; ne rinovuam dhe ndërtuam dhjetëra. Ata e lanë qytetin në terr; ne vendosëm ndriçim LED në çdo lagje e fshat.”

Kasami theksoi: “Katër vite ishin të mjaftueshme për ta ndalur keqbërjen në Tetovë. Na duhen edhe katër vite për zhvillim të madh. Fitorja e 19 tetorit është e pashmangshme, sepse është fitore e qytetarëve.”

Lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti, e cilësoi qeverisjen e Kasamit si shembull të suksesit pavarësisht kushteve të vështira.

“Bilalli e mori komunën e Tetovës me llogari të bllokuar, por arriti të ndërtojë rrugë që nuk ishin prekur për më shumë se 20 vite. Askush nuk e besonte se me llogari të bllokuar mund të realizohen projekte kapitale,” tha Mexhiti.

Ai kritikoi qeverinë e kaluar për diskriminimin e komunave shqiptare: “Ata ndanë mjete për 78 komuna, duke përjashtuar Tetovën dhe Çairin, ndërsa Zhelinën e kushtëzuan. Por edhe në këto kushte, puna dhe përkushtimi nuk ndalën.”

Mexhiti shtoi: “VLEN solli energji të re, ndryshoi gjendjen dhe dëshmoi se fitorja jonë është për shqiptarët. Ne jemi gati të mbështesim edhe kandidatët e pavarur, sepse për ne ka rëndësi e ardhmja e shqiptarëve, jo vetëm fitorja e VLEN-it.”

Duke folur për kundërshtarët, ai theksoi: “BDI ka nevojë për reformim të thellë. Nëse nuk reformohen nga themeli, nuk do të mund të jenë konkurrentë, por vetëm do të fshihen pas emblemave të ndryshme.”

Në fund, Mexhiti u shpreh: “VLEN është e ardhmja dhe ndryshimi që i duhet shqiptarëve.”

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?