Në Hagë, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po afrohet drejt përfundimit. Trupi gjykues ka përcaktuar datën 14 nëntor 2025 si afat për mbylljen e paraqitjes së provave nga mbrojtja, edhe pse kjo datë mbetet e hapur për ndryshime, varësisht nga dinamika e seancave.
Mbrojtja e Thaçit synon të mbyllë provat deri në fund të tetorit, ndërsa ekipi i Krasniqit thotë se i duhen vetëm disa ditë për dy dëshmitarë sipas Rregullës 154. Për të përshpejtuar procedurat, gjykata po shqyrton edhe zgjerimin e orarit të punës gjatë tetorit.
Prokuroria e ka përmbyllur rastin e saj në prill 2025, ndërsa mocioni i mbrojtjes për rrëzimin e disa akuzave u refuzua në korrik.
Faza përfundimtare pritet në dhjetor, kur palët do të dorëzojnë parashtresat përfundimtare dhe deklaratat për ndikimin e krimeve te viktimat, deri më 22 dhjetor 2025.
Procesi i Hagës hyn kështu në kapitullin e tij më vendimtar.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
3 Shtator, 2025 10:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.