Mexhiti së bashku me rininë prezantoi platformën “Rinia për Çairin”

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 18:55

Mexhiti së bashku me rininë prezantoi platformën “Rinia për Çairin”

Kandidati i koalicionit Vlen për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti së bashku me rininë prezantoi sot platformën digjitale “Rinia për Çairin”, një hapësirë interaktive e krijuar për të përfshirë rininë dhe qytetarët në ndërtimin e programit të ardhshëm zhvillimor të komunës.

Platforma është vënë në funksion në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, si një simbolikë që nënvizon rolin kyç të të rinjve në të tashmen dhe të ardhmen e Çairit.

“Ky nuk ishte një rastësi, sepse e tashmja dhe e ardhmja e Çairit fillon pikërisht me rininë tonë”, theksoi Mexhiti në fjalimin e tij.

Ai u bëri thirrje të gjithë të rinjve dhe qytetarëve të jenë pjesë aktive e kësaj platforme, duke ndarë ide dhe propozime konkrete, që do të ndihmojnë në krijimin e një programi gjithëpërfshirës, realist dhe bashkëkohor për komunën.

“Ne besojmë se zhvillimi i Çairit fillon nga përfshirja e të rinjve”, shtoi Mexhiti, duke theksuar se çdo ide ka vlerë dhe do të merret parasysh në ndërtimin e programit të ardhshëm. Gjatë fjalimit të tij, Mexhiti bëri të ditur se tashmë përmes platformës janë pranuar disa ide inovative, ndër të cilat veçohet nisma për krijimin e një Call Center-i për qytetarët, që do të mundësojë komunikim të drejtpërdrejtë, të shpejtë dhe efikas mes qytetarëve dhe komunës.

Në fund, ai njoftoi edhe për fillimin e një jave të pasur me aktivitete kulturore në zemër të Shkupit: “Dua të shfrytëzoj rastin t’ju informoj se nga sot fillon java kulturore në Çarshi, nën emrin ‘Doku n’Çarshi’, ku për shtatë ditë me radhë do të ketë performanca artistike dhe aktivitete kulturore me pjesëmarrjen e artistëve vendorë.”

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 18:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?