Kapriçot e opozitës çuan në fitoren bindëse të Albin Kurtit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2025 22:15 Përditësuar

Kapriçot e opozitës çuan në fitoren bindëse të Albin Kurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesimin e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë.

Sipas përditësimit të fundit në platformën zyrtare të KQZ-së, me 95,93% të kutive të votimit të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49,79% të votave, apo 422.002 vota. Pas saj renditet PDK me 21,18% (179.489 vota), LDK me 13,77% (116.712 vota), ndërsa AAK ka marrë 5,74% të votave, përkatësisht 48.612 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, është 44,99% e qytetarëve me të drejtë vote.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Prej tyre, 910 qendra me 2.557 vendvotime ishin për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra me 57 vendvotime u hapën për të mundësuar votimin me kusht.

Në garën zgjedhore për një vend në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë, nga 23 subjekte politike që konkurruan në këto zgjedhje.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të finalizohen pas përfundimit të plotë të procesit të numërimit nga KQZ. Gazeta Flaka

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2025 22:15 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?