Kurti shpall “fitoren historike”

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2025 22:51

Kurti shpall “fitoren historike”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij pas publikimit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje me partnerët ka siguruar gati 50 për qind të votave, duke konfirmuar epërsinë bindëse ndaj subjekteve të tjera politike.

Në fjalimin e tij, Kurti shprehu mirënjohje të thellë për qytetarët, aktivistët dhe strukturat e partisë:
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimin e jashtëzakonshëm gjithandej vendit tonë. Një falënderim për mijëra vullnetarë, simpatizantë e aktivistë që organizuan fushatën dhe ishin krahu ynë i fortë në këtë fitore madhështore.”

Ai theksoi se këto zgjedhje përfaqësojnë një fitore të popullit dhe të shtetit:
“Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit.”

Kurti shtoi se rezultati zgjedhor është një mesazh i qartë për vazhdimin e punës pa vonesa, duke theksuar rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas certifikimit të rezultateve.
“Sa më parë që të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do të na duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë të mirë dhe projektet e nevojshme.”

Ai përmendi gjithashtu se në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës e pret qeverinë e re Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 880 milionë eurosh, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2025 22:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?