Renia dhe ngritja e Civilizimeve- Trump: Civilizimi europian mund të zhduket brenda 20 vitesh

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Janar, 2026 12:08

Renia dhe ngritja e Civilizimeve- Trump: Civilizimi europian mund të zhduket brenda 20 vitesh

Kolumnë nga Memedali Jusifi

Njerëzit përpara neve dhe paraardhësit tanë vunë themelet e civilizimeve përparimtare në të njëjtin rajon ku ne sot jetojmë.
Është diçka shumë e bukur të kemi rrugë të shtruara dhe të gjera, lulishte të sistemuara, pallate të planifikuara mirë dhe mjedis të pastër. Por më e rëndësishme se kjo, është të kemi popull të ndërgjegjshëm dhe të kulturuar, të kemi një brez të arsimuar dhe të talentuar. Kultivimi i ideve në trurin e gjenialëve, është më e dobishme sesa kultivimi i pemëve dhe formimi i pemëtarëve. Respekti i etikës publike, rregullave të qarkullimit, mbrojtjes së ambientit, interesi për dijen dhe informacionin etj… janë më të dobishme se pompat e fuqishme që nxjerrin ujin nga thellësia e tokës, rrokaqiejt që i bëjnë karshillëk qiellit dhe kullat e larta që çajnë lartësitë. Produkti i talenteve njerëzore është produkti më i vyer i shteteve të civilizuara. Investimi tek njeriu është më i dobishëm sesa investimi në tokë. Ne, na tërheqin jashtë mase ndërtesat e larta, vilat e papërshkueshme dhe kullat e bukura. Padyshim që kjo është diçka e mirë. Por më e mirë dhe më e dobishme se kjo, është kultivimi i morales dhe mëshirës në zemra, si dhe pasionit për arsim në mendje. Njeriu është boshti i civilizimit dhe pikënisja e tij drejt lulëzimit.
Sinonim te shkences dhe dijes padyshim eshte civilizimi .Civilizimi është një fazë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore ku shfaqen qytetet, mbizotëron mënyra urbane e jetesës, karakterizohet nga një popullsi e madhe dhe shtrirje e konsiderueshme gjeografike.Civilizimi përmban një numër të madh popujsh dhe grupimesh etnike të cilët krenohen me një memorie historiko-kulturore të përbashkët me zakone, gjuhë dhe fé të ndryshme por me të njëjtat vlera në sjellje.
Civilizimi karakterizohet nga një ekonomi dhe sistem ligjor i zhvilluar, zotëron një sistem të caktuar shkrimi, shkencat the teknologjia janë të zhvilluara mjaftueshëm, lëvrohen letërsia, artet, muzika etj dhe ka intitucione shoqërore dhe organizim politik & ushtarak të sofistikuar.
Civilizimi dhe kultura
Civilizimi përbëhet nga disa elementë, apo disa ‘kultura’. Këta elementë kulturorë, jo vetëm përbëjnë civilizimin, por janë ata që dallojnë një civilizim nga një tjetër. Bazuar në këto elementë, civilizimi i jep identitet njerëzve që i përkasin atij. ‘Civilizimi’ është entiteti më i madh socio-historik, kurse ‘kultura’ është më e vogël, e përfshirë nën ‘civilizimin’.
Më shumë sesa te përfaqësimi i një ‘kulture’ të veçantë, theksi i termit ‘civilizim’ bie shpesh te elementët shoqërorë, ekonomikë, historikë dhe politikë të njerëzve që ndajnë të njëjtin vend gjeografik dhe të njëjtat institucione shoqërore. Këta elementë përbëjnë kështu faktorin më të madh gjeopolitik dhe gjeokulturor në marrëdhëniet e shoqërive njerëzore.

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare është nënshkruar nga Presidenti amerikan ku theksohet mbrojtja e kufijve dhe ruajtja e lidershipit global. Ndër objektivat kryesorë janë përfundimi i luftës në Ukrainë, stabiliteti strategjik me Rusinë dhe ruajtja e një marrëdhënieje ekonomike të favorshme me Kinën.
Trump dëshiron të ruajë një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së në hemisferën perëndimore për të luftuar migracionet, narkotrafikun dhe rritjen e fuqive rivale në rajon, sipas Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, një dokument 33-faqësh i nënshkruar nga presidenti dhe publikuar të enjten pa njoftime të mëdha në faqen e Shtëpisë së Bardhë.
Dokumenti, i ndarë sipas rajoneve, flet edhe për Europën dhe luftën në Ukrainë dhe përmban pasazhe shumë të ashpra për Kontinentin e Vjetër “në rënie”:
“Zyrtarët amerikanë janë mësuar të mendojnë problemet europiane në termat e shpenzimeve të pamjaftueshme ushtarake dhe stagnimit ekonomik. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por problemet e vërteta të Europës janë më të thella. Rënia e saj ekonomike është e tejkaluar nga perspektiva reale dhe tronditëse e zhdukjes së civilizimit të saj”.
Është traditë që çdo administratë publikon këta dokumente strategjikë: një mënyrë për të përcaktuar prioritetet për buxhetin dhe politikat e qeverisë, edhe pse ngjarje si 11 shtatori apo lufta në Ukrainë kanë ndryshuar trajektoret e përcaktuara nga presidentë të mëparshëm si Bush apo Biden.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Trump deklaron se “është interes kyç i Shteteve të Bashkuara të negociojnë një ndërprerje të shpejtë të armiqësive në Ukrainë, për të stabilizuar ekonomitë europiane, për të parandaluar përshkallëzimin dhe zgjerimin e padëshiruar të luftës dhe për të rivendosur stabilitet strategjik me Rusinë, si dhe për të mundësuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës që ajo të mbijetojë si shtet”.
Por dokumenti nuk e kritikon Moskën. Përkundrazi, rezervon disa nga komentet më të ashpra për disa aleatë në Europë.
“Administrata Trump është në mosmarrëveshje me zyrtarët europianë që mbajnë pritshmëri joreale për luftën, të ngujuar në qeveri të paqëndrueshme të minorancës, shumë prej të cilave shkelin parimet bazë të demokracisë për të shtypur opozitën. Shumica dërrmuese në Europë dëshiron paqe, por ky dëshirë nuk përkthehet në politikë kryesisht për shkak të minimit të proceseve demokratike nga ato qeveri”.
Një nga shqetësimet e shprehura është ngritja e Kinës:
“Lufta në Ukrainë ka pasur efektin pervers të rritjes së varësive të jashtme të Europës, veçanërisht të Gjermanisë. Sot kompanitë kimike gjermane po ndërtojnë disa nga impiantet më të mëdha në botë në Kinë, duke përdorur gaz rus që nuk mund ta sigurojnë në atdhe”.
Objektiv i veçantë është BE-ja:
“Çështjet më të gjera me të cilat përballet Europa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Europian dhe të organizmave të tjerë transnacionalë që minojnë liritë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte, censurën e lirive të shprehjes dhe shtypjen e opozitës politike, duke bërë që të bien lindjet, me humbjen e identitetit kombëtar dhe të besimit në veten”.
Administrata, në mënyrë të nënkuptuar, kritikon përpjekjet për të kufizuar ndikimin e opinioneve të djathta, duke i cilësuar ato si një formë censure. Dokumenti duket gjithashtu të sugjerojë se migracioni do të ndryshojë në mënyrë thelbësore identitetin europian, aq sa kjo mund të dëmtojë aleancën ekonomike dhe ushtarake me SHBA-në.
“Në afat të gjatë, është më se e mundshme që brenda një ose dy dekadash, disa anëtarë të NATO-s do të bëhen kryesisht jo-europianë”, thuhet në tekst. “Prandaj lind pyetja nëse ata do ta shohin vendin e tyre në botë ose aleancën e tyre me Shtetet e Bashkuara në të njëjtën mënyrë si ata që nënshkruan Traktatin e NATO-s”.
Në këtë skenar, SHBA-të do të ishin duke vazhduar procesin e shkëputjes nga NATO: sipas asaj që raporton ekskluzivisht Reuters, Shtetet e Bashkuara do të donin që Europa të marrë kontrollin e pjesës më të madhe të kapaciteteve të mbrojtjes konvencionale të Aleancës, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027. Kjo dëshirë amerikane do të ishte komunikuar gjatë një takimi këtë javë në Uashington mes personelit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane.
Dokumenti megjithatë njeh rëndësinë ekonomike dhe kulturore të Europës, si edhe faktin që aleanca e SHBA-së me pjesën më të madhe të Kontinentit të Vjetër ka ndihmuar Amerikën. Theksi është tek sigurimi që “Europa të mbetet europiane”:
“Nuk mund të përballojmë ta lëmë Europën mënjanë… kjo do të ishte kundërproduktive për objektivat e kësaj strategjie. Qëllimi ynë duhet të jetë ndihma që Europa të korrigjojë trajektoren e saj aktuale”.
Fokusi mbi Hemisferën Perëndimore është më i madh se në administratat e mëparshme, të cilat shpesh janë përqendruar te Rusia, Kina dhe lufta kundër terrorizmit. Ajo paraqitet si thelbësore për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara.
Këto plane përkufizohen si pjesë e një “Kornize Trump” të Doktrinës Monroe, pra idesë së paraqitur nga presidenti James Monroe në vitin 1823 se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë ndërhyrje të kundërshtarëve të huaj në hemisferën e tyre.
“Mbrojtja e kufijve është elementi kryesor i sigurisë kombëtare”, thuhet në dokument, me referenca të nënkuptuara për përpjekjet e Kinës për të fituar terren në Amerikën Latine, “oborri i shtëpisë” së SHBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të parat në Hemisferën Perëndimore, si kusht për sigurinë dhe prosperitetin tonë. Kushtet e aleancave tona, dhe baza mbi të cilën ne ofrojmë çdo lloj ndihme, duhet të varen nga reduktimi i ndikimit të jashtëm rival, duke përfshirë kontrollin e instalimeve ushtarake, porteve, infrastrukturës kyçe deri tek blerja e pasurive strategjike të përkufizuara gjerësisht”.
Ky document strategjik i ShBA-se eshte kritikuar ashper nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe Mbreteria e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëjë kurrë kompromis për sigurinë kombëtare”, tha një zëdhënës i qeverisë. “Ne vepruam sepse baza në Diego Garcia ishte nën kërcënim sepse vendimet gjyqësore minuan pozicionin tonë dhe do ta kishin penguar atë të funksiononte siç ishte parashikuar në të ardhmen.”
Diskutimi mbi Ishujt Chagos
Ishujt ishin nën varësinë e Mauritiusit kur ai ishte koloni franceze, por Mbretëria e Bashkuar i përfshiu Ishujt Chagos si pjesë të Mauritiusit në fillim të shekullit XIX dhe i mbajti ata edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit në 1968-ën.
Në fillim të viteve 1970, Mbretëria e Bashkuar dëboi të gjithë banorët nga arkipelagu në mënyrë që SHBA-të të mund të ndërtonin një bazë detare në ishullin më të madh, Diego Garcia.
Pse baza e Diego Garcias është kaq e rëndësishme?
Ajo u është dhënë me qira SHBA-ve, por funksionon si një bazë e përbashkët MB–SHBA. Që nga viti 1971, vetëm personeli ushtarak mund të hynte në të
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se “vendndodhja e saj strategjike” e bën atë “jetike për projektimin e fuqisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në Oqeanin Indian dhe më gjerë”. Ajo përshkruhet si “një platformë e përbashkët unike” që mundëson një prani ushtarake MB–SHBA “në të gjithë Lindjen e Mesme, Indo-Paqësorin dhe Afrikën”.
Sir Keir Starmer ka theksuar se baza është përdorur për të dislokuar avionë për të “mposhtur terroristët në Irak dhe Afganistan”.
Pse Mbretëria e Bashkuar pranoi t’i kthejë ishujt?
Mauritiusi dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pasur mosmarrëveshje për ishujt e Oqeanit Indian për 50 vitet e fundit.
Në vitin 2010, Mauritiusi nisi një çështje ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe në vitin 2018 e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në nëntor 2022, qeveria konservatore nisi negociatat për sovranitet me Mauritiusin, por i ndërpreu ato një vit më vonë pasi një studim nga tre akademikë paralajmëroi se transferimi i ishujve do të ishte një “goditje e madhe e vetëshkaktuar”.
Qeveria laburiste i rifilloi bisedimet dhe nënshkroi një marrëveshje për kthimin e ishujve në maj të vitit të kaluar.
Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar mund t’i kishte humbur ishujt për shkak të pretendimit ligjor të Mauritiusit mbi Ishujt Chagos, gjë që mund t’u kishte lejuar vendeve armiqësore të ngrinin bazat e tyre ose të kryenin stërvitje ushtarake.
Qeveria tha se marrëveshja përfundimtare trajtoi gjithashtu “padrejtësitë e së kaluarës” dhe tregoi “angazhimin e të dyja palëve për të mbështetur mirëqenien” e banorëve të ishujve.

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Janar, 2026 12:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?