Rruga drejt BE-së po bllokohet nga kalkulime politike dhe heshtje në pushtet

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2026 13:27

Rruga drejt BE-së po bllokohet nga kalkulime politike dhe heshtje në pushtet

Shkruan: Ardiana Stafai

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me ndryshimet kushtetuese kanë rikthyer në vëmendje një çështje thelbësore për të ardhmen e vendit: vazhdimin e pandërprerë të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Integrimi evropian nuk është një proces i përkohshëm politik, por një orientim strategjik afatgjatë i shtetit. Ai përfaqëson aspiratën e qytetarëve për institucione funksionale, veprim të ligjit, barazi dhe standarde evropiane të jetesës. Çdo vonesë në këtë proces ka kosto reale për shoqërinë dhe ekonominë, veçanërisht për brezat e rinjë, të cilët pa marrë parasysh se kujt komuniteti i takojnë, për çdo ditë përgatisin valixhet për tu larguar dhe për të mos u kthyer më në këtë vend!

Si shqiptar dhe si qytetar i këtij vendi, integrimin në Bashkimin Evropian e shoh edhe si një garanci shtesë për konsolidimin e demokracisë shumetnike, për avancimin e të drejtave dhe për stabilitetin afatgjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj, çdo hap që e ngadalëson, apo e bllokon këtë proces, duhet trajtuar me seriozitet maksimal dhe përgjegjësi politike.

Ndryshimet kushtetuese pavarësisht ndjeshmërive që i shoqërojnë, janë pjesë e obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht. Zvarritja e tyre, pa ofruar një alternativë të qartë dhe të besueshme, rrezikon ta mbajë vendin në një gjendje stagnimi politik dhe izolimi diplomatik.

Zgjidhja e këtij ngërçi kërkon dialog konstruktiv, konsensus politik dhe vullnet për kompromis të arsyeshëm, në funksion të interesit shtetëror. Ky nuk është moment për kalkulime të ngushta partiake, por për vendime të guximshme dhe vizionare.

Në këtë kontekst, përgjegjësia është e dyfishtë. Nga njëra anë, deklaratat dhe qëndrimet që relativizojnë ose e vonojnë procesin e integrimit evropian dërgojnë sinjale të gabuara ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve. Nga ana tjetër, partitë shqiptare pjesë e qeverisë nuk mund të mbeten në rol pasiv në një proces që ka qenë historikisht prioritet i elektoratit shqiptar.

Mungesa e një qëndrimi të qartë, reagimi i vakët ose heshtja institucionale përballë këtij bllokimi përbëjnë neglizhencë dhe përgjegjësi politike.

Përfaqësimi në pushtet nënkupton përgjegjësi reale, veprim konkret dhe guxim për të artikuluar interesat strategjike të komunitetit që përfaqësojnë.

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e ka luksin të humbasë kohë. E ardhmja evropiane nuk ndërtohet me pritje dhe paqartësi, por me vendime të qarta, përgjegjësi institucionale dhe angazhim aktiv të të gjithë aktorëve politikë.

Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të mbetet prioritet i pakontestueshëm shtetëror – jo peng i ngërçeve politike dhe as i heshtjes së atyre që kanë mandat, por kanë frikë të flasin dhe të veprojnë!

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2026 13:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?