Gazetaria kritike dhe dehumanizimi

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shkurt, 2026 20:37

Gazetaria kritike dhe dehumanizimi

Nga Memedali Jusufi

“E kundërta e lirisë nuk është skllavëria, por zbrazëtia.” Milan Kundera — Në një kohë kur improvizimi është bërë doktrinë, ndërsa spontaniteti kthehet në virtyt publik, skenari – si formë, si disiplinë dhe si art i ndërtimit të kuptimit – duket se e ka humbur vendin e vet-thote ne nje nga shkrim te tij Marsel lela
Jetojme kohe te dehumanizimit, Dehumanizimi është mohimi i njerëzimit të plotë tek të tjerët së bashku me mizorinë dhe vuajtjen që e shoqërojnë atë. Një përkufizim praktik në ekranet shqiptare, në emisione që dikur kishin ide, tekst dhe përgatitje, sot mbretëron improvizimi. Në vend të skenarit kemi “skaletën”; në vend të skenaristit – redaktorin teknik, dhe në vend të rrëfimit – reagimin. Kultura audiovizuale është bërë si një pasqyrë e copëzuar që reflekton vetëm kaos, jo kuptim.
Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe aktet dehumanizeuse e një klase në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar. Alberto Moravia lindi më 28 nëntor 1907 dhe konsiderohet një prej shkrimtarëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX.
Ndër të tjera ishte dramaturg, gazetar, skenarist dhe kritik i kinematografisë. Ai njihet si nismëtari i romanit borgjez, përmes të cilit, si mjeshtër i mprehtësisë, thjeshtësisë dhe elegancës stilistike, ka eksploruar pa fund temat e tëhuajëzimit shoqëror, duke nxjerrë në pah hipokrizinë, materializmin dhe varfërinë morale të epokës së tij. Alberto Moravia kritikoj shtypin qe nuk eshte kritik ndaj realiteteve qe e shoqerojne ate, sidomos ishte kritik ndaj mediave qeveritare.
Një botë me më pak liri të medias do të jetë më e korruptuar-thoj Moreno , dhe më keq e qeverisur. Liria e shprehjes nuk është vetëm një e drejtë themelore mbi të cilën mbështeten të drejta të tjera. Gazetaria kritike është gjithashtu një mekanizëm thelbësor kontrolli ndaj pushtetit shtetëror. Kur pushtetarët e dinë se abuzimet e tyre nuk do të zbulohen apo publikohen, gjasat që t’i përsërisin ato rriten.Alberto Moreno
Sipas një analize të The Economist, e bazuar në të dhëna nga rreth 180 vende përgjatë 80 viteve të fundit, të mbledhura nga projekti kërkimor suedez V-Dem, ekziston një cikël vetë-përforcues mes kufizimit të medias dhe rritjes së korrupsionit.
Një nga zhvillimet më shqetësuese është se qeveritë që vetëquhen demokratike po adoptojnë metoda të përdorura prej kohësh nga regjime autoritare. Zakonisht, ato nuk e ndalojnë plotësisht raportimin e së vërtetës. Në vend të kësaj, krijojnë një ekosistem mediatik ku lavdërimet për partinë në pushtet amplifikohen, ndërsa zërat kritikë mbeten të zbehtë. Gjithnje sipas “ Ekonomist” mediat kritike përballen me presion të vazhdueshëm. Qeveritë refuzojnë të reklamojnë në to dhe ushtrojnë ndikim edhe mbi kompanitë private që të bëjnë të njëjtën gjë. Kontrollet tatimore të shpeshta dhe paditë e pabaza ligjore janë praktika të zakonshme. Si pasojë, media në 160 nga 180 vendet e analizuara nga RSF ndodhen në gjendje financiare të pasigurt.
Të drejtat dhe detyrimet e gazetarëve: Angazhimi ndaj së vërtetës dhe integritetit
Në një botë që karakterizohet gjithnjë e më shumë nga shkëmbimi i shpejtë i informacionit, roli i gazetarisë nuk ka qenë kurrë më kritik. Gazetarët shërbejnë si roje dhe informues, duke vendosur pushtetin përpara përgjegjësisë, ndërsa iu ofrojnë publikut informacionin e nevojshëm. Në zemër të këtij funksioni thelbësor qëndron një kornizë e drejtash dhe detyrimesh që i udhëheq gazetarët në misionin e tyre për të informuar publikun, duke iu përmbajtur standardeve etike.
Herbart Marshall Mc Luhan në esencën ose substancën e filozofisë editoriale dhe redaksionale të masmediumeve moderne ose bashkëkohore ndodhen përmbajtja, natyra, karakteri, validiteti, serioziteti dhe burimi i lajmit, informacionit, vështrimit, studimit dhe analizës mediatike, gazetareske ose publicistike; vërtetësia dhe saktësia e tyre gjuhësore (linguistike), teorike, shkencore dhe metodologjike, dhe kështu me radhë. Si arkitekt ose instruktor (konstruktor) i mendimit, rolit dhe ndikimit krucial dhe ambivalent të mediosferës dhe teorisë së re mediale ose gazetareske.

1003
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shkurt, 2026 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1003
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?