A po e quan BDI Jeton Shasivarin “mercenar”? Burime brenda partisë flasin për qëndrimet rreth Ligjit për Gjuhët

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Mars, 2026 15:29

A po e quan BDI Jeton Shasivarin “mercenar”? Burime brenda partisë flasin për qëndrimet rreth Ligjit për Gjuhët

Deklarata e fundit e BDI-së lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka nxitur reagime dhe interpretime të shumta në opinion, veçanërisht për pjesën ku përmendet një “ekspert” që, sipas partisë, po shkakton konfuzion juridik duke mbrojtur iniciativa që devijojnë nga zbatimi i drejtpërdrejtë i ligjit.

Edhe pse në reagimin zyrtar nuk përmendet asnjë emër konkret, burime brenda BDI-së thonë se personi për të cilin bëhet fjalë është juristi Jeton Shasivari. Sipas këtyre burimeve, ai është “eksperti” që po mbron propozime që, sipas tyre, janë në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe që në thelb përbëjnë kufizim të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Burimet brenda partisë shkojnë edhe më tej, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që Shasivari vihet në mbrojtje të iniciativave që cilësohen si antishqiptare. Sipas tyre, ai më parë ka qenë pjesë e një grupi punues të udhëhequr nga Tanja Karakamisheva për ligjin për përfaqësim të drejtë, ku kishte mbështetur propozimet e saj, pavarësisht qëndrimeve të saj të njohura publike kundër kërkesave politike të shqiptarëve.

Të njëjtat burime thonë se edhe tani Shasivari është vënë në mbrojtje të iniciativave që të drejtat gjuhësore i kushtëzojnë me harmonizim të ligjeve të tjera, ndërkohë që, sipas tyre, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është lex specialis dhe duhet të zbatohet drejtpërdrejt, pa kushte shtesë dhe pa procedura të reja.

Sipas interpretimit të BDI-së, çdo përpjekje për ta kushtëzuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit me harmonizim të ligjeve përkatëse përbën ulje të standardit të të drejtave gjuhësore dhe shmangie nga detyrimet që burojnë nga ligji ekzistues.

Burime partiake thonë se veprimet e Shasivarit, sipas tyre, ngjasojnë me veprime të disa profesorëve në Universitetin e Prishtinës në vitet ’90, të cilët pranuan të ligjëronin në gjuhën serbe dhe të funksiononin brenda sistemit të regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke u parë nga opinioni shqiptar i asaj kohe si legjitimim i një sistemi diskriminues.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një reagim publik nga vetë Jeton Shasivari lidhur me këto pretendime dhe interpretime, ndërsa mbetet e paqartë nëse përplasja rreth Ligjit për Gjuhët do të thellohet edhe më tej në skenën politike dhe juridike në vend.

Jeton Shasivari kohë më parë shkaktoi reagime pasi, duke qenë anëtar në Grupin e Punës për Ligjin për përfaqësim të drejtë, që akoma nuk është miratuar, nuk e tja asnjë fjalë kundër Ligjit. Përkundrazi, i thurri elozhe, por pa sqaruar se çfarë konkretisht përmban Ligji dhe nëse është pranuar ndonjë propozim i tij përveç atyre të Tanja Karakamishevës. Gazeta Koha

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Mars, 2026 15:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?