Félix Tainta, agjenti i Nico Williams, ka zbuluar arsyen kryesore pse dështoi transferimi i sulmuesit anësor te Barcelona në verën e vitit 2025.
Në një intervistë për podkastin “Los Fulanos”, Tainta shpjegoi se mungesa e garancive për aktivizimin e futbollistit ishte vendimtare në negociata. Barcelona nuk mund të garantonte se problemet e saj nuk do të ndikonin te mundësitë e Nico Williams për të luajtur rregullisht.
“Nico nuk mund të qëndrojë pa luajtur. Ai është një makinë e Formula 1. Nëse shkoj në shtëpinë tënde, nuk duhet t’i vuaj problemet e tua”, deklaroi agjenti.
Sipas tij, palët vendosën të mos rrezikonin pa garanci të mjaftueshme. Në fund, Nico Williams zgjodhi të vazhdonte te Athletic Bilbao, me të cilin rinovoi kontratën deri në vitin 2035.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Tetor, 2026 09:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.