Ahmeti pas takimit me ambasadoren sllovake: Ka përpjekje konkrete për zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 28 Maj, 2026 16:55

Ahmeti pas takimit me ambasadoren sllovake: Ka përpjekje konkrete për zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricová, ku fokusi i bisedës ishte situata politike në vend, Marrëveshja e Ohrit dhe proceset integruese evropiane.

“Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, SH.S. Iveta Hricová”, shkroi Ahmeti, duke theksuar se gjatë takimit ka ndarë shqetësimin e tij për, siç u shpreh, “erozionin e paprecedentë të Marrëveshjes së Ohrit”.

Sipas Ahmetit, sfidat aktuale tejkalojnë cenimin e frymës së marrëveshjes dhe po prekin themelet e saj. “Sot nuk bëhet më fjalë vetëm për cenim të frymës së saj, por për përpjekje konkrete për zhbërjen e substancës së Marrëveshjes përmes anulimit të ligjeve dhe mekanizmave që garantojnë barazinë dhe karakterin multietnik të shtetit”, deklaroi ai.

Ahmeti paralajmëroi se kthimi prapa në këto procese mund të ketë pasoja më të gjera politike dhe shoqërore. “Çdo kthim prapa nga këto arritje nuk është vetëm rrezik për raportet ndëretnike, por edhe goditje ndaj vetë investimit strategjik të Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë në një Maqedoni të Veriut stabile, funksionale dhe evropiane”, tha lideri i BDI-së.

Në takim, sipas Ahmetit, është diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat ai i konsideron të domosdoshme për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

“Nënvizova rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, si hap që do ta forconte pozitën evropiane të shtetit dhe përmes saj edhe sigurinë, të drejtat dhe perspektivën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Ahmeti. Gazeta Flaka

80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 28 Maj, 2026 16:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?