Aksidenti i rëndë me tre të vdekur në rrugën Prilep-Manastir

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:09

Aksidenti i rëndë me tre të vdekur në rrugën Prilep-Manastir

Dy mjek dhe një teknik rëntgeni  kanë humbur jetën në një aksident fatal që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Prilep-Manastir të fshatit Lagovë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar, shkruan Alsat.

Në aksident është përfshirë një makinë dhe një maune, të cilat pas përplasjes së fuqishme janë përfshirë nga flakët.

Vetura në të cilën ndodheshin viktimat, ishte me targa të Prilepit, ndërsa drejtohej nga 42 vjeçari me inicialet N.V, në makinë ishin edhe dy persona të tjerë nga Prilepi.

Ndërkohë mauna ishte me targa të Shkupit ndërsa drejtohej nga 51 vjeçari me inicialet G.R nga Manastiri.

“Tre persona që ndodheshin në veturë kanë humbur jetën.  Nga forca e goditjes, vetura dhe mjeti i mallrave janë djegur. Me shumë mundësi shkak i këtij aksidenti është shpejtësia e papërshtatshme për kushtet e rrugës. Ne si ekip mjekësor kemi konstatuar vdekjen e tre personave dhe një i lënduar. Vozitësi i maunës me lëndime trupore është  transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep”, tha Boshe Millosheki, shef i ndihmës së shpejtë.

Njësiti zjarrfikës ka intervenuar me 5 automjete dhe 12 zjarrfikës.

Materiali që po barte mauna, sipas informacioneve të para ka qenë sfungjer dhe për këtë arsye kishte vështirësi në shuarjen e flakëve.

“Kur kemi mbërritur në vendngjarje kemi parë se nuk është vetëm kamioni i djegur, por edhe një automjet, dhe pamë se kishte ndodhur një aksident në të cilin ka viktima. Trupat nuk hiqen derisa të vijë prokurori publik për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore dhe për të përcaktuar numrin e saktë të të vdekurve. Tani për tani kjo është situata, ne po e sigurojmë hapësirën, ka rrjedhur benzina dhe nafta, është veturë hibride me bateri litiumi, shpresojmë që të mos ketë ndonjë shpërthim, tha Viktor Stojçeski, zëvendës komandat i Njësiti të zjarrfikëseve.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa prokurori publik la lëshuar urdhër për obduksionin e trupave të viktimave, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut të shoferit të maunës. / Alsat.mk

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?