Aksion i gjerë policor në Tetovë, Bogovinë e Ohër, cak i kontrolleve janë kazinotë dhe klubet e natës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:06

Aksion i gjerë policor në Tetovë, Bogovinë e Ohër, cak i kontrolleve janë kazinotë dhe klubet e natës

Bastisje në 17 lokacione në Tetovë dhe Ohër, 13 persona u arrestuan, ndërsa një është në arrati. Ky është epilogu i aksionit të gjerë policor në disa kazino dhe klube nate, si dhe lokacione të tjera në Tetovë dhe Ohër. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se organizatori ishte një 35 vjeçar nga Bogovina, i cili organizoi dhe koordinoi disa aktivitete kriminale në fshatrat Zherovjan dhe Sedllarcë e Epërme, por edhe në Ohër, ku prostituonte shtetase të huaja që punonin si valltare në klubet e striptizit.

“Funksionimi aktual i dy prej klubeve u organizua dhe menaxhua nga vëllai i tij (i dyshuari i dytë), ndërsa i dyshuari i tretë menaxhoi dhe organizoi punën e klubit të striptizit në Ohër. I dyshuari i katërt mori pjesë në sjelljen e vajzave në objekte hotelierike dhe ishte përgjegjës për organizimin e udhëtimit dhe hyrjes së tyre në vendin tonë”, thonë nga Prokuroria.

Pesë nga të arrestuarit furnizonin me drogë mysafirët në objektet hotelierike, si dhe vajzat që punonin aty. Pjesë e grupit kriminal ishin edhe një zyrtar burgu dhe një inspektor i lartë nga Tetova.

“Pjesë e grupit kriminal ishin edhe dy zyrtarë, një zyrtar burgu nga Burgu i Tetovës dhe një polic, inspektor i lartë nga Tetova i cili, duke përdorur pozicionin dhe kontaktet, paralajmëroi grupin për aksionet e policisë dhe gjithashtu ndikoi në lehtësimin e procedurave kundërvajtëse ndaj grupit dhe shtetaseve të huaja”, shtuan nga Prokuroria.

Ndaj të gjithë të dyshuarve është nisur hetim për veprat penale të bashkimit kriminal dhe ndërmjetësimit në prostitucion. Tre nga të dyshuarit akuzohen për pastrim parash, pesë për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?