Alarm te Arsenali, Saliba mund t’i nënshtrohet operacionit – rrezikon të mungojë deri në pesë muaj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2026 15:02

Alarm te Arsenali, Saliba mund t’i nënshtrohet operacionit – rrezikon të mungojë deri në pesë muaj

Arsenali mund të mbetet për një periudhë të gjatë pa një nga shtyllat e mbrojtjes së tij. William Saliba do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore pas dëmtimit në shpinë, ndërsa operacioni konsiderohet si opsioni më i mundshëm.

Sipas raportimit të L’Équipe, mbrojtësi francez do të kryejë teste shtesë për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por gjasat më të mëdha janë që ai të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Nëse operacioni konfirmohet, Arsenal po përgatitet për një mungesë të Salibas që mund të zgjasë nga katër deri në pesë muaj, çka do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën në fillim të sezonit.

Ndërkohë, RMC Sport raportoi se Saliba u dëgjua duke thënë dy herë “Shpina ime ka mbaruar” (“my back is gone”) teksa largohej nga fusha me dhimbje gjatë ndeshjes ndaj Spanjës, duke shtuar shqetësimet për gjendjen e tij fizike.

Tashmë priten rezultatet e ekzaminimeve përfundimtare, të cilat do të përcaktojnë nëse mbrojtësi francez do t’i nënshtrohet operacionit dhe sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2026 15:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?