Aleanca për Shqiptarët: VLEN zgjodhi pushtetin, jo interesin e shqiptarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2026 22:29

Aleanca për Shqiptarët: VLEN zgjodhi pushtetin, jo interesin e shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar koalicionin VLEN se, dy vjet pas hyrjes në qeveri me premtimin për ndryshim, nuk ka realizuar zotimet kryesore ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sipas reagimit të partisë, shqiptarët nuk kanë parë ndryshimin e premtuar, por “heshtje, arsyetime dhe dorëzim”.

“Nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare”, thuhet në reagim.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se VLEN premtoi se do të ishte zëri i shqiptarëve në qeveri, por sipas saj, “u bë hije e vendimeve të të tjerëve”.

Partia thekson se qytetarët shqiptarë nuk votuan për përfaqësues që “numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve”, duke shtuar se VLEN “nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht”.

Në reagim, Aleanca për Shqiptarët rikujton vendimin e saj për t’u larguar nga qeveria, duke theksuar se “kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor”.

“Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Tani çdo premtim duhet të matet me punë dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve”, përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Gazeta Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2026 22:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?