Ali Ahmeti me ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:32

Ali Ahmeti me ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ludva bashkëbiseduan kryesisht për integrimin e vendit në Europën e bashkuar dhe pesë prioritetet e shpalosura nga z. Ahmeti.

Ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës europiane është prioritet mbi prioritetet pët z. Ahmeti, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe shqiptarët, por duhet të jetë prioritet edhe për të gjithë.

Vetingu për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët me monitorim ndërkombëtar, verifikimi i pasurisë dhe pronës, hetim i privatizimit dhe oligarkisë së lindur nga ai proces, janë patjetërshmueri për sundim joselektiv të ligjit dhe ndalim të gjuetisë politike të shtrigave me propagandë partiake.

BDI nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë, por do të vijojë të alarmojë që legjitimiteti etnik i mungon qeverisë dhe kjo i bën vendimet qeveritare monoetnike. Shqiptarët preferencial po shkaktojnë pasoja të pariparueshme

Maqedonia e veriut është vend multietnik dhe ka nevojë për harmoni midis dy komuniteteve shumicë, shqiptarët dhe maqedonasit.

Respekti i ndërsjellë është pikënisje për stabilitet, qëndrueshmëri, siguri dhe të ardhme të qëndrueshme për vendin.

Cënimi sistemor i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese është i papranueshëm dhe alarmues për shoqërinë dhe karakterin multietnik të shtetit”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?