Ali Ahmeti ngushëllon familjen e Heroit të Kombit Jashar Salihu pas ndarjes nga jeta të Blerim Salihut

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 23:24

Ali Ahmeti ngushëllon familjen e Heroit të Kombit Jashar Salihu pas ndarjes nga jeta të Blerim Salihut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi kabinetit, Faton Ahmeti, kanë qëndruar sot në Batushë të Gjakovës për t’i shprehur ngushëllimet familjes së Heroit të Kombit, Jashar Salihu, pas ndarjes tragjike nga jeta të djalit të tij, Blerim Salihu.

“Sot, në Batushë të Gjakovës, isha për ngushëllime te familja e Heroit të Kombit, Jashar Salihu, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të djalit të tij, Blerim Salihu”, ka shkruar Ahmeti.

Ai theksoi se në këto momente të vështira ka ndarë dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e të ndjerit.

“Në këto çaste të rënda dhimbjeje, nënës, bashkëshortes, vëllezërve, mbarë familjes Salihu dhe të afërmve ua shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, u shpreh Ahmeti.

Në fund të mesazhit të tij, ai nderoi kujtimin e Blerim Salihut duke thënë: “Qoftë i përhershëm kujtimi për Blerim Salihun. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”. Gazeta Flaka

67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 23:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?