Trajneri Andoni Iraola ka pranuar se gjetja e një zëvendësuesi për Mohamed Salah është një nga sfidat më të mëdha, duke theksuar se askush nuk mund të pritet të mbushë menjëherë boshllëkun e lënë nga ylli egjiptian.
Në një deklaratë për mediat, Iraola u shpreh se vendosja e një lojtari të ri nën presionin për të zëvendësuar Salahun do të ishte e padrejtë dhe do ta vinte atë në pozitë të vështirë që në fillim.
“Nuk mund të presim të transferojmë një anësor që do ta zëvendësojë Mohamed Salahun, sepse në këtë mënyrë po e përgatisim atë të dështojë. Na duhet një futbollist në atë repart, por ndoshta me cilësi të ndryshme, që mund ta plotësojë ekipin në një mënyrë tjetër. Po punojmë për këtë”, deklaroi Iraola.
Trajneri la të kuptohet se klubi nuk është në kërkim të një “kopjeje” të Salahut, por të një futbollisti që mund të sjellë karakteristika të ndryshme dhe të kontribuojë në forcimin e skuadrës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Korrik, 2026 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.