Anketat e fundit: BDI–ASH–LSH kryesojnë bindshëm ndaj VLEN-it qeveritar në të gjitha variantet
Anketat e fundit: BDI–ASH–LSH kryesojnë bindshëm ndaj VLEN-it qeveritar në të gjitha variantet Përmbledhje e tre anketave: VMRO-DPMNE me epërsi bindëse, mbi 42% te votuesit e përcaktuar. Kryeministri dhe njëherazi kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi informues me gazetarët në Klubin e Deputetëve, prezantoi të dhëna të përfituara nga mesatarja e tre anketave, sipas të cilave VMRO-DPMNE gëzon mbështetjen më të madhe te qytetarët. Edhe rezultatet e një ankete të realizuar për nevojat e National Democratic Institute (NDI), e cila nxjerr VMRO-DPMNE-në forcë të parë politike në vend me 22%, para LSDM-së me 10.2%. Ajo që bie në sy është raporti i forcave në kampin politik shqiptar. Sipas anketës, BDI gëzon mbështetje prej 8.2%, ndërsa VLEN 5.1%, duke e lënë koalicionin qeveritar më shumë se tre pikë prapa, shkruan Gazeta Flaka

Sipas rezultateve që paraqiti Mickoski, VMRO-DPMNE ka rejting prej 25,2 për qind nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, që te votuesit e përcaktuar përkthehet në rreth 42 për qind mbështetje.
Pas saj renditet Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë – LSDM me 8,6 për qind të mostrës së përgjithshme, përkatësisht rreth 14,4 për qind te votuesit e përcaktuar. Më tej vijnë Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI me 8,1 për qind (13,6 për qind te votuesit e përcaktuar), VLEN me 6,8 për qind (11,4 për qind) dhe Levica me 6,2 për qind (10,4 për qind).
Sipas të dhënave të prezantuara, ZNAM gëzon mbështetje prej 2,3 për qind, ose rreth 3,85 për qind te votuesit e përcaktuar, ndërsa 2,5 për qind e të anketuarve janë deklaruar për ndonjë subjekt tjetër politik.
Interesant mbetet edhe fakti se 59,7 për qind e qytetarëve tashmë janë të përcaktuar se për kë do të votojnë, gjë që sugjeron një dalje në zgjedhje prej mbi 950 mijë votuesish.

Sakaq, Ontarget.mk ka siguruar rezultatet e një ankete të realizuar për nevojat e National Democratic Institute (NDI), e cila nxjerr VMRO-DPMNE-në forcë të parë politike në vend me 22%, para LSDM-së me 10.2%.
Ajo që bie në sy është raporti i forcave në kampin politik shqiptar. Sipas anketës, BDI gëzon mbështetje prej 8.2%, ndërsa VLEN 5.1%, duke e lënë koalicionin qeveritar më shumë se tre pikë prapa.
Anketa regjistron gjithashtu 1.8% mbështetje për Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit dhe 0.2% për krahun e Ziadin Selës.
Nga partitë maqedonase më të vogla, Levica matet me 4.3%, ndërsa ZNAM me 4.1%.
Nëse këto rezultate konfirmohen edhe në matjet e ardhshme, ato tregojnë se një vit pas kalimit në opozitë, BDI vazhdon të mbetet subjekti dominues në bllokun shqiptar, ndërsa VLEN ende nuk po arrin të kapitalizojë pozitën e saj në pushtet. Gazeta Flaka

















