Arben Taravari: “Gjuha shqipe nuk mbytet dot” – thirrje e fortë në mbështetje të studentëve

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:18

Arben Taravari: “Gjuha shqipe nuk mbytet dot” – thirrje e fortë në mbështetje të studentëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë me një reagim të fortë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe si një betejë për dinjitetin dhe identitetin kombëtar.

Në reagimin e tij publik, Taravari tha se përpjekjet për të kufizuar përdorimin e gjuhës shqipe në procesin akademik dhe profesional po rrisin revoltën qytetare.

“Përpjekjet tuaja për të na gjymtuar intelektualisht, duke na detyruar të mbrojmë dijen në një gjuhë që nuk është jona, vetëm sa po e ndezin më shumë zjarrin e revoltës”, deklaroi Arben Taravari.

Ai theksoi se protesta e 18 majit në Shkup nuk është vetëm akademike, por një reagim ndaj, siç e cilësoi, një absurditeti ligjor dhe kulturor.

“Më 18 maj do ta kuptoni se gjuha shqipe nuk mbytet dot dhe se ky brez nuk ka ndërmend të ulë kokën para askujt”, u shpreh ai.

Sipas tij, studentët po përballen me një sistem që i privon nga e drejta për të dhënë provime në gjuhën amtare, duke e konsideruar këtë si një formë diskriminimi institucional.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, prindërve dhe intelektualëve që të mbështesin studentët dhe të mos qëndrojnë indiferentë.

“Prandaj, kjo nuk është më thjesht një betejë e studentëve… kjo është një thirrje zgjimi për çdo shqiptar”, theksoi Arben Taravari.

Në fund të reagimit, ai paralajmëroi se çdo tentativë për të kufizuar gjuhën shqipe vetëm sa do ta forcojë rezistencën qytetare. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?