Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2026 14:23

Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it

Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për mosveprim në mbrojtjen e emrave shqip të rrugëve në Tetovë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytet.

“Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it”, deklaroi Ademi.

Sipas tij, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për 14 muaj nuk ka ndërmarrë asnjë hap për mbrojtjen e emrave shqip të rrugëve.

“Bilall Kasami, për 14 muaj, nuk ndërmori asgjë për t’i ruajtur emrat shqip në Tetovë. Bilall Kasamit katër herë iu kërkua nga Gjykata Kushtetuese që të dorëzonte dokumente, por ai nuk bëri asgjë”, tha Ademi.

Ai akuzoi edhe Qeverinë, pjesë e së cilës është VLEN-i, se nuk ka vepruar për ta mbrojtur vendimin për emërtimet e rrugëve.

“Qeveria ku bën pjesë VLEN-i, tri herë nuk ka dorëzuar dokumentacion për t’i mbrojtur emrat shqip në Tetovë”, deklaroi Ademi.

Duke komentuar rikthimin e disa emërtimeve të mëparshme të rrugëve, Ademi përdori tone të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.

“E dimë se e doni Titon, por duajeni në shtëpi. Shqiptarët me kohë i kanë dhënë përgjigjen e merituar Titos”, u shpreh ai.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve të rrugëve në Tetovë ka nxitur reagime të shumta politike dhe debat publik lidhur me identitetin dhe simbolikën e emrave në hapësirat publike të qytetit. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2026 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut