ARM, 300 ushtarë të ri do të pranohen vitin që vjen

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 17:25 Përditësuar

ARM, 300 ushtarë të ri do të pranohen vitin që  vjen

Modernizim dhe pranim i 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Këtë mes tjerash e paralajmëroi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, raporton Portalb.mk

Ministri tha se nga viti i ardhshëm do të fillojnë procedurat për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesional. 

“Vitin e ardhshëm do t’i publikojmë të gjitha këto të dhëna, 300 ushtarë të rinj profesional dhe çdokush që dëshiron të jetë pjesë e Armatës, kuptohet do ta shohë shpalljen dhe do të paraqitet. Në këtë mënyrë, e rrisim përfaqësimin në Armatë, por edhe e përmirësojmë gatishmërinë tonë luftarake”, tha Misallovski. 

Ai tha se vendi e ka plotësuar kushtin e NATO-s që buxheti për mbrojtje të jetë minimalisht nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV). 

Ai mes tjerash shto se një e treta do të ndahet për modernizimin e ushtrisë. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundmi deklaroi se anëtarët e aleancës së shpejti do të diskutojnë rritjen e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBB-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë. Por, nga ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk, thanë se buxheti për vitin 2025 pritet të arrijë në minimalisht 2% të PBB-së për mbrojte.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare, pritet të jetë 20.450.820.000 denarë. Krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2024, i njëjti pritet të rritet për 322.360.000 denarë.

Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 17:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?