Arne Slot kritikon Premier League: “Shumica e ndeshjeve nuk janë kënaqësi për t’u parë”
Arne Slot, trajneri i Liverpool, ka shprehur zhgënjimin e tij mbi cilësinë e futbollit në Premier League, duke deklaruar se shumica e ndeshjeve nuk ofrojnë kënaqësi për tifozët dhe për të personalisht.
“Shumica e ndeshjeve në Premier League nuk janë kënaqësi për t’u parë… nuk janë për mua. Duhet ta pranosh këtë,” tha Slot. Ai shtoi se problemi është kryesisht me fokusin te goditjet standarte dhe vendimet e arbitrave, të cilat sipas tij ndryshojnë ndjeshëm krahasuar me ligat e tjera, si Eredivisie.
“Kur shoh një ndeshje në Eredivisie, shoh gola të anuluar, faulle mbi portierët të dhënë dhe mendoj ‘Wow, kjo është një ndryshim i madh’ — por këtu mund të godasësh portierin dhe arbitri thotë vazhdo.”
Slot gjithashtu kujtoi epokën e Barcelonës së 10-15 viteve më parë: “Në çdo të diel mbrëma prisje me padurim që ata të luanin. Zemra ime e futbollit nuk e pëlqen këtë gjendje aktuale.”
Kritikat e tij vijnë në një moment kur Premier League po përballet me debat të madh mbi ritmin e lojës, vendimet e arbitrave dhe përqendrimin te goditjet e standardit në ndeshje.
Flaka
















