Artistë kinezë dhe shqiptarë bëhen bashkë, ekspozitë në kuadër të 75-vjetorit të bashkëpunimit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 20:51

Artistë kinezë dhe shqiptarë bëhen bashkë, ekspozitë në kuadër të 75-vjetorit të bashkëpunimit

Artistët më të mirë kinezë e shqiptarë u bën bashkë në ekspozitën “Miqtë, Art dhe Histori” e cila u çel këtë të hënë (23 shtator) në ambientet e Galerisë së Artit në Tiranë ndërsa erdhi në kuadër të nisjes së javës kulturore kineze, teksa ky vit shënon gjithashtu edhe 75- vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Pikturat e artistëve, të realizuara në teknikën akuarel pasqyrojnë peisazhet natyrore, kulturën, folklorin e traditat e dy vendeve.

Në Ekspozitën e cila  është organizuar edhe me mbështetjen e Ambasadës Kinezë ka qenë e pranishme ambasadorja e Kinës në Shqipëri. Ajo theksoi rëndësinë e artit si një urë lidhëse mes dy vendeve.

Kjo ekspozitë përkon edhe me 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Po ashtu të frytshme kanë qenë edhe bashkëpunimet në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimit. Duke shfrytëzuar 75-vjetorin si një rast të këtij bashkëpunimi pala kineze dëshiron të forcojë koordinimin me palën shqiptare për t’i çuar këto marrëdhënie edhe më tej”, u shpreh ambasadorja.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri në datën 29 shtator.

485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?