ASH & VLEN përplasje për integrimet – Analisti Sefer Selimi vë në dyshim narrativën e VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2026 18:27

ASH & VLEN përplasje për integrimet – Analisti Sefer Selimi vë në dyshim narrativën e VLEN-it

Vizita e një dite më parë e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka nxitur përplasje të reja politike mes partive shqiptare në vend, pas deklaratave të tij se ndryshimet kushtetuese mbeten kushti kryesor për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) vlerësojnë se mesazhi i Costas ishte i qartë dhe se Brukseli i ka rrëzuar argumentet e Qeverisë lidhur me procesin integrues.

“Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ishte e qartë, e drejtpërdrejtë dhe pa hapësirë për interpretime partiake. Ajo që është dakorduar duhet të realizohet. As më shumë, as më pak”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas tyre, qëndrimi i Brukselit dëshmon edhe dështimin politik të koalicionit VLEN, i cili, siç thonë nga ASH, kishte premtuar realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes.

“Me këtë qëndrim, Brukseli ia rrëzoi Qeverisë të gjitha arsyetimet e prodhuara për konsum të brendshëm dhe ia nxori në pah dështimin politik koalicionit VLEN”, deklarojnë nga ASH.

Nga ana tjetër, VLEN ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj rrugës eurointegruese dhe reformave.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është përcaktimi ynë strategjik dhe aspiratë e gjeneratave të tëra. Vizita e Presidentit Costa është inkurajim për të vazhduar me përkushtim reformat dhe proceset që e afrojnë vendin me familjen evropiane”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga ky koalicion shtojnë se do të vazhdojnë kontributin institucional përmes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, duke mbajtur në fokus agjendën reformuese dhe procesin eurointegrues.

ASH kërkon nga VLEN që të rikthehet te marrëveshjet fillestare dhe të iniciojë procedurën për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se përfaqësuesit shqiptarë nuk duhet të bëhen, siç thonë ata, “mburojë e bllokadës” në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Edhe Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ndaj qëndrimeve të VLEN-it pas vizitës së presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, duke vënë në pikëpyetje interpretimin e tyre për “mesazhin evropian”. Sipas Selimit, Costa ishte i qartë kur deklaroi se vendi duhet t’i përmbushë obligimet e marra, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, sipas tij, po ashtu ishte i qartë kur tha se nuk do të ketë lëvizje nga pozicionet aktuale.

Selimi thekson se kjo nënkupton se Qeveria nuk planifikon të zbatojë detyrimet që burojnë nga Korniza Negociuese me Bashkimin Evropian. Ai rikujton edhe premtimet e mëhershme të VLEN-it për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se ato janë zbehur njësoj si premtimet tjera madhore. “Prandaj, sinqerisht nuk e kuptoj për cilin ‘mesazh evropian’ flasin”, shkruan Selimi, duke shtuar se ndërsa Shqipëria po avancon drejt mbylljes së kapitujve negociues dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit, Maqedonia e Veriut vazhdon të debatojë për detyrimet që tashmë i ka marrë përsipër. Gazeta Flaka

251
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2026 18:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
251
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?