Autostrada Shkup–Bllacë – Nafie Selmani ironizon krerët e VLEN-it: “Tre zëra për një projekt të vetëm”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2026 22:59

Autostrada Shkup–Bllacë – Nafie Selmani ironizon krerët e VLEN-it: “Tre zëra për një projekt të vetëm”

Aktivistja qytetare dhe analistja politike Nafie Selmani ka reaguar me tone kritike ndaj mënyrës se si krerët e VLEN-it po komunikojnë rreth fillimit të punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, duke vënë në pah mungesën e një qëndrimi të unifikuar dhe dallimet në mes deklaratave të tyre publike.

Selmani thekson se ndërsa projekti infrastrukturor po promovohet si një nga investimet më të rëndësishme në lidhjen Shkup–Prishtinë, deklaratat e tre përfaqësuesve kryesorë të VLEN-it – Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Sali – kanë nxjerrë në pah, sipas saj, një “mungesë koordinimi politik”.

Në një reagim të saj, Selmani ironizon situatën duke e përshkruar si “1 parti gjoja, 2 gjysmë-kryetarë dhe 3 komunikata të ndryshme për një projekt të njëjtë”, duke ngritur pyetjen nëse diku tjetër në botë mund të gjendet një shembull i tillë i “unifikimit institucional”.

Ajo shpreh gjithashtu skepticizëm për ecurinë reale të projektit, duke paralajmëruar që qytetarët të mos mbeten sërish me pritje të gjata dhe premtime të papërmbushura, siç ka ndodhur me projekte të tjera infrastrukturore në të kaluarën.

Nafie Selmam;” 1 parti gjoja, 2 gjysmë-kryetarë, 3 komunikata të ndryshme për diçka të njëjtë. A mund të gjendet diku tjetër në botë një shembull kaq “unifikues”? Nejse… të lutemi që ky projekt të mos përfundojë me НИШТО, njësoj si shumë projekte e premtime të tjera, të promovuara me pompozitet e të harruara më pas”

Ndërkohë, përfaqësuesit e VLEN-it kanë deklaruar se projekti Shkup–Bllacë është në fazë realizimi dhe se përfaqëson një investim rreth 200 milionë euro që synon të shkurtojë distancën dhe të forcojë lidhjet ekonomike e sociale mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Izet Mexhiti: “Shkupi tashmë më afër Prishtinës. 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë. Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë. Investojmë për një shtet më të zhvilluar, për ekonomi më të fortë dhe për lidhje më të afërta mes vendeve tona. Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë”.

Bilall Kasami: Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet! Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë. Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë. Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit. Ta gëzojmë”!

Bekim Sali: “Kosova më afër se kurrë. Me një investim prej rreth 200 milionë eurosh, autostrada Shkup–Bllacë po kalon në fazën e realizimit, duke u shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për vendin. Ky projekt strategjik e shkurton ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik. Iku koha e premtimeve të pafundme pa rezultate konkrete. Sot, projektet e mëdha po marrin formë dhe po realizohen në terren. Një lidhje që forcon raportet mes dy vendeve dhe hap perspektiva të reja zhvillimi”.

Megjithatë, sipas Selmanit, problemi kryesor mbetet jo vetëm në ritmin e realizimit, por edhe në mënyrën e komunikimit publik, e cila, sipas saj, tregon mungesë konsistence politike brenda koalicionit qeverisës.

Debati rreth këtij projekti vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në opinionin publik, sidomos për shkak të simbolikës së tij për lidhjet rajonale dhe pritshmërive të larta të qytetarëve.

104
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2026 22:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?