Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka një ëndërr dhe ai është Erling Haland. “Sport” raporton se Laporta dëshiron të blejë sulmuesin e Sitit dhe ta sjellë atë në Spanjë në vitin 2025 ose 2026.
Kontaktet e para me rrethin e futbollistit u zhvilluan në mars të vitit 2021, më pas Rafaela Pimenta mori drejtimin nga Mino Raiola pas vdekjes së tij dhe palët vazhduan të përditësojnë njëra-tjetrën. Marrëdhëniet janë të përzemërta, ka shumë besim të ndërsjellë dhe kjo është një pikë plus për Barcelonën.
Në të gjitha këto, edhe opsioni Niko Uilliams është ende gjallë, për sa kohë që kushtet e operacionit dhe rrjedhimisht klauzola dhe kontrata e lojtarit nuk ndryshojnë. Megjithatë, dëshira e madhe e Laportës mbetet Haland, duke marrë parasysh edhe faktin se Levandovski tashmë është 36 vjeç.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
15 Tetor, 2024 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.