Barcelona nis ofensivën për Adeyemin, oferta e parë prej 20 milionë eurosh dërgohet te Dortmundi
Barcelona ka bërë hapin e parë zyrtar për transferimin e Karim Adeyemit. Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, klubi katalanas ka paraqitur një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh për sulmuesin gjerman të Borussia Dortmundit.
Ndërkohë, Barça thuhet se ka arritur një marrëveshje me vetë lojtarin për një kontratë pesëvjeçare, ndërsa kushtet personale tashmë janë dakorduar.
Trajneri Hansi Flick është një nga personat që po shtyn për afrimin e Adeyemit dhe raportohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në bindjen e futbollistit për t’u transferuar në Camp Nou. Edhe drejtori sportiv Deco e vlerëson shumë profilin e sulmuesit gjerman.
Borussia Dortmund kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e Adeyemit, por Barcelona beson se mund ta ulë këtë shifër për shkak të situatës së kontratës së lojtarit dhe dëshirës së tij për t’iu bashkuar klubit katalanas.
Drejtuesit e Barcelonës shpresojnë që negociatat të avancojnë shpejt dhe marrëveshja të finalizohet brenda 10-15 ditëve të ardhshme. Adeyemi shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës së Flickut.
Flaka
















