Barcelona rikthehet në garë për Cristian Romero, Deco nis kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit
Barcelona ka shtuar Cristian Romero në listën e objektivave për përforcimin e repartit të mbrojtjes. Sipas raportimeve të fundit, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka zhvilluar bisedime të reja me përfaqësuesit e mbrojtësit argjentinas.
Romero shihet si një opsion serioz nga Barcelona, ndërsa trajneri Hansi Flick vlerëson shumë profilin e tij, veçanërisht lidershipin, mentalitetin luftarak, forcën fizike dhe cilësitë në fazën defensive.
Sipas këtyre raportimeve, Barcelona beson se një marrëveshje me Tottenham mund të arrihet për një paketë rreth 50 milionë euro, ndërsa klubi anglez aktualisht kërkon një shumë fikse prej 60 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit.
Romero thuhet se tashmë ka informuar Tottenhamin për dëshirën e tij për t’u larguar dhe pritet të kërkojë një aventurë të re pas përfundimit të Kupës së Botës.
Barcelona pritet të intensifikojë kërkimet për një qendërmbrojtës gjatë muajit gusht dhe po monitoron disa alternativa. Përveç Cristian Romero, në listën e klubit katalanas janë edhe emra si Alessandro Bastoni, Castello Lukeba dhe Micky van de Ven.
Klubi spanjoll ka planifikuar një buxhet rreth 50-55 milionë euro për përforcimin e kësaj pozite.
Flaka
















