“Bashkim karteli” për të ndikuar te çmimet

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 21:56

“Bashkim karteli” për të ndikuar te çmimet

Marketet VERO, TINEKS, KAM, REPTIL dhe Lidhja e Odave Ekonomike kanë lidhur marrëveshje të ndaluar për të ndikuar në çmime, gjë që paraqet shkelje të konkurrencës. Komisioni për mbrojtje të konkurrencës solli përfundime për ngritjen e procedurave kundërvajtëse. Zbuloi se katër rrjetet e marketeve kanë bërë bashkim karteli që të ndikojnë në çmimet në marketet. Komisioni mendon se Lidhja e Odave Ekonomike është pjesëmarrës në marrëveshjen e ndaluar.

Sipas konkluzionit, persona nga Oda e kanë gënjyer Komisionin dhe kanë fshehur informacione. Nëse konstatohet se është bërë shkelje, të katër marketet do të gjobiten sipas nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ose me 10% të vlerës së totalit të të ardhurave vjetore të realizuara në vitin e fundit të punës. Kryetari i Odës së tregtarëve pranë Lidhjes së Odave ekonomike, Sasho Dukovski në emisionin Biznes21 i hodhi poshtë këto pohime si të pasakta, duke thënë se punojnë sipas ligjeve. Bisedën me Dukoskin do të mund ta ndiqni nesër në orën 21.30 në emisionin Biznes21.

“Komenti im për këtë është i njëjtë si në fillim, se ne punojmë në përputhje me ligjin, që është plotësisht pohim i pasaktë, gjë që shpresoj se gjatë procedurës do të dëshmohet. Ndërsa nga ana tjetër po shpërndajmë definicione spekulative si “bashkim karteli”, apo sido që të quhet…

Është hapur procedurë kundërvajtëse, dënimet janë dhjetra miliona euro për këto kompani dhe për Odën. Kartelat janë në vend tjetër, këtu mundemi të prejudikojmë çfarë të duam. Unë ju thash se diçka e tillë nuk ka ndodhur, nuk është e saktë për ndonjë bashkim, ndonjë marrëveshje”, tha Sasho Dukoski – kryetar i Odës së Tregtarëve pranë Lidhjes së Odave Ekonomike.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?