BDI: Afrim Gashi, modeli më i qartë i servilit

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2026 10:09 Përditësuar

BDI: Afrim Gashi, modeli më i qartë i servilit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sjellja politike e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është shndërruar në shembullin më të qartë të servilizmit politik dhe të mungesës së dinjitetit në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.

Në intervistën e tij të fundit për një medium në gjuhën maqedone, Gashi deklaroi se “as nuk e ka vërejtur” që llogaridhënien e tij si Kryetar i Kuvendit e kishte shkruar në fillim në gjuhën shqipe e pastaj në ate maqedone dhe madje u përpoq të arsyetohej duke lënë të kuptohet se distancohet nga ai veprim. Një deklaratë e tillë nuk është shenjë modestie, por përkulje e qartë para presioneve politike dhe mohim i një të drejte legjitime të garantuar me ligj.

Ky nuk është rasti i parë kur Afrim Gashi ndryshon qëndrim për t’iu përshtatur rrethanave politike. Vetëm pak kohë më parë ai deklaroi se Kosovën e konsideron vendlindjen e tij, ndërsa më pas, përballë kritikave dhe qortimeve politike, u tërhoq nga ajo deklaratë, duke argumentuar se për të bindjet zgjasin aq sa lejojnë interesat e momentit dhe aq sa janë të mjaftueshme për ta mbajtur pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Po ashtu, deklarata e tij se Marrëveshja Paqësore e Ohrit u është “imponuar maqedonasve” është jo vetëm e papranueshme, por edhe një relativizim i një marrëveshjeje historike që siguroi paqen, stabilitetin dhe barazinë ndëretnike në vend. Në vend që ta mbrojë si themel të rendit kushtetues, ai zgjedh ta paraqesë përmes narrativave që cenojnë frymën e saj.

Për BDI-në, përdorimi i gjuhës shqipe, afirmimi i identitetit kombëtar dhe mbrojtja e të drejtave të fituara e të garantuara nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk janë çështje për të cilat kërkohet falje dhe as tema nga të cilat duhet të tërhiqesh apo të manifestosh rezerva për të fituar simpati politike dhe për ta mbajtur karrigen e Kryetarit të Kuvendit.

Shqiptarët meritojnë përfaqësues që qëndrojnë me dinjitet përballë çdo presioni dhe që mbrojnë vlerat e tyre pa hezitim. Fatkeqësisht, Afrim Gashi po dëshmon të kundërtën! Po dëshmon se për të, servilizmi është bërë metodë e të vepruarit politik, ndërsa tërheqja nga parimet është kthyer në model sjelljeje. Gazeta Flaka

122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2026 10:09 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?