BDI: Inspektorati i Gjuhëve hesht për të dytën ditë, kërkohet reagim ose dorëheqje e drejtorit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2026 12:36

BDI: Inspektorati i Gjuhëve hesht për të dytën ditë, kërkohet reagim ose dorëheqje e drejtorit

Për të dytën ditë me radhë, vazhdon heshtja e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve lidhur me, sipas reagimit, shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkupit.

Në reagim thuhet se kryetari i Shkupit nuk e ka korrigjuar shkeljen e pretenduar, nuk ka dhënë sqarime apo kërkimfalje dhe ka injoruar reagimet e opinionit shqiptar, gjë që, sipas tyre, përbën “arrogancë institucionale” dhe mosrespektim të ligjit.

Po ashtu kritikohet edhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, për të cilin thuhet se ka kompetenca ligjore për të konstatuar shkeljet, për të urdhëruar korrigjimin e tyre dhe për të ndërmarrë masa ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin.

Në reagim kërkohet nga Inspektorati:

  • hapja e menjëhershme e procedurës së inspektimit;
  • konstatimi zyrtar i shkeljes;
  • urdhër për korrigjimin e menjëhershëm të saj;
  • masa ligjore ndaj personave përgjegjës;
  • njoftim publik për veprimet e ndërmarra.

Gjithashtu, kërkohet që drejtori i Inspektoratit të japë dorëheqje nëse nuk është i gatshëm ose nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat e tij.

Në fund të reagimit theksohet se Qyteti i Shkupit ka qenë për vite me radhë shembull i zbatimit të dygjuhësisë dhe se çdo përpjekje për ta përjashtuar gjuhën shqipe nga hapësira publike dhe institucionale përbën, sipas tyre, një hap prapa. Reaguesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë të ndjekin çështjen me mjete ligjore, institucionale dhe politike deri në zbatimin e plotë të ligjit. Gazeta Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2026 12:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?