BDI: Investimi në Kërçovë, projekt i qeverisë së kaluar

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 13:34

BDI: Investimi në Kërçovë, projekt i qeverisë së kaluar

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet fillimin e punimeve të kompanisë belge në Kërçovë, e cila vendosi gurthemelin në prill të vitit 2024, ndërsa marrëveshja për investimin ishte nënshkruar në maj të vitit 2023 nga ish-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Ky investim është një vazhdim i përpjekjeve të qeverisë së kaluar për të tërhequr investitorë dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik në rajon dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Por është për të ardhur keq manipulimi dhe falsifikimi i të vërtetës nga ana e Qeverisë aktuale në lidhje me investimet e huaja. 

Qeveria pa legjitimitet e  Kryeministrit Mickoski po i prezanton si suksese të saj investimet që janë punuar, nënshkruar dhe përgatitur nga qeveria e mëparshme e BDI-së. 

Përshtatja e këtyre investimeve si arritje të qeverisë aktuale është një gënjeshtër që ofendon qytetarët dhe po tregon se kjo qeveri është e gatshme të manipulojë për të mbuluar dështimet dhe paaftësinë e saj.

Qeveria aktuale ka dështuar në këto 6 muaj të promovojë as edhe një vizion, ide apo projekt për zhvillimin e vendit dhe ka qenë e fokusuar vetëm në përpjekjet për të manipuluar përçarjet, konfliktet dhe polarizimin për përfitime politike të momentit. Duke e shfrytëzuar politikën si një mjet për të mbuluar dështimet e saj, kjo qeveri po e dëmton të ardhmen e vendit dhe po e bën shoqërinë më të ndarë.p

236
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 13:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
236
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?