BDI kritikon VLEN-in: Flasin për bashkim, ndërsa zhbënë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 09:16

BDI kritikon VLEN-in: Flasin për bashkim, ndërsa zhbënë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj Kuvendit themelues të VLEN-it në Tetovë, duke e akuzuar koalicionin qeveritar se po promovon narrativën e “bashkimit” në një kohë kur, sipas tyre, ka kontribuar në dobësimin e të drejtave të shqiptarëve.

Nga BDI thonë se vetëm një ditë pasi shumica qeveritare miratoi në lexim të parë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pa kuota etnike dhe pa mekanizma mbrojtës, VLEN organizoi aktivitetin e tij politik në Tetovë duke folur për bashkim kombëtar.

Partia opozitare vlerëson se pas dy vitesh në pushtet, bilanci i VLEN-it karakterizohet nga dobësimi i mekanizmave të përfaqësimit, relativizimi i përdorimit të gjuhës shqipe dhe mungesa e reagimit ndaj vendimeve që, sipas tyre, cenojnë barazinë e shqiptarëve.

BDI ka vënë në pikëpyetje edhe organizimin e brendshëm të VLEN-it, duke pretenduar se koalicioni përballet me mospajtime dhe qendra të shumta vendimmarrjeje, gjë që sipas tyre e bën të pabesueshëm pretendimin për bashkimin e shqiptarëve.

Në reagim kritikohet edhe fakti që VLEN ka përmendur mbledhjen e 1300 nënshkrimeve si sukses politik, ndërsa BDI pyet se ku janë rezultatet konkrete për shqiptarët pas dy vitesh pjesëmarrje në qeveri.

“Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim real, mbrojtje të të drejtave dhe rezultate konkrete, e jo për slogane dhe spektakle partiake”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti kërkon përgjigje nga VLEN lidhur me, siç thotë, pranimin e çmontimit të mekanizmave që garantonin përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke theksuar se qytetarët do t’i gjykojnë partitë politike për rezultatet dhe jo për retorikën e tyre politike. Gazeta Flaka

21

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 09:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut