BDI: Mickoski mban nën presion Mexhitin me dosje 320-faqëshe për skandal 72 milionë euro në Çair – Reagon VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Prill, 2026 14:49

BDI: Mickoski mban nën presion Mexhitin me dosje 320-faqëshe për skandal 72 milionë euro në Çair – Reagon VLEN

Përplasja politike mes Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe koalicionit VLEN është ashpërsuar ndjeshëm, me akuza të rënda në drejtim të kreut të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

BDI ka reaguar me tone të forta, duke shprehur “shqetësim të thellë dhe indinjatë qytetare” për, siç e quan, një situatë të paprecedentë politike dhe juridike në Çair.

Sipas kësaj partie, ekzistojnë burime kredibile që pretendojnë se kryeministri Hristijan Mickoski e mban Mexhitin nën presion përmes një dosjeje gjyqësore prej 320 faqesh, e cila, sipas tyre, dokumenton shkelje të rënda në ndërtimtarinë ilegale me pasoja financiare prej rreth 72 milionë euro për buxhetin komunal.

“Kjo situatë nuk është vetëm skandal juridik – është skandal politik i rendit të parë. Faktet tregojnë qartë se dosja e prokurorisë nuk po përdoret si mjet drejtësie, por si levë presioni mbi kreun e komunës Çair”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia thekson se dëmi i pretenduar financiar nuk është abstrakt, por përkthehet në mungesë investimesh konkrete për qytetarët: spitale të parealizuara, rrugë të paasfaltuara dhe institucione arsimore të mungura.

“Çdo ditë që Mexhiti qëndron në post është një ditë më shumë që qytetarët e Çairit paguajnë çmimin e gabimeve të tij”, deklaron BDI.

Në këtë kontekst, BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Mexhitit dhe përballjen e tij individuale me drejtësinë.

“Izet Mexhiti duhet të japë dorëheqje dhe të ballafaqohet me akuzat juridike ndaj tij, siç kërkon çdo standard elementar i demokracisë dhe i qeverisjes së ndershme”, theksohet më tej.

Nga ana tjetër, VLEN i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar si “lajme të rreme” dhe sulme politike të orkestruara nga BDI, ndërsa ka kundërsulmuar me akuza për korrupsion ndaj figurave të kësaj partie.

Përplasja mes dy kampeve konfirmon thellimin e krizës politike brenda bllokut shqiptar, me retorikë që po zhvendoset nga rivaliteti politik në akuza të drejtpërdrejta për kapje të drejtësisë dhe korrupsion të nivelit të lartë. Gazeta Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Prill, 2026 14:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?