Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku janë shqyrtuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe aktivitetet e strukturave partiake.
Nga BDI njoftojnë se në takim është diskutuar për sfidat aktuale politike, pozicionimet e partisë ndaj çështjeve me interes publik, si dhe për nevojën e një angazhimi të vazhdueshëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe të arritjeve politike të deritanishme.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar aktiviteteve në terren, ku drejtuesit e partisë kanë vlerësuar angazhimin e strukturave për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të BDI-së.
Sipas partisë, në mbledhje janë shqyrtuar edhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, me fokus te komunikimi me qytetarët dhe intensifikimi i veprimit politik në terren.
Në përfundim, Kryesia ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe për forcimin e rolit të BDI-së në zhvillimet politike në vend. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Qershor, 2026 09:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.