BDI në Kërçovë me udhëheqje të re – Ali Ahmeti: “Do ta forcojmë besimin e qytetarëve”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 22:18

BDI në Kërçovë me udhëheqje të re – Ali Ahmeti: “Do ta forcojmë besimin e qytetarëve”

Nga Kërçova, Ali Ahmeti ka bërë të ditur mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në këtë qytet, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të degës.

Ahmeti tha se procesi u zhvillua në një atmosferë entuziazmi dhe përkushtimi, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm partiak.

“Në një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi dhe përkushtimi, mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kërçovë, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve,” deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se të zgjedhurit do të bartin përgjegjësi të madhe ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve, duke theksuar besimin në profesionalizmin e tyre.

“Jam i bindur se përgjegjësinë e marrë sonte do ta bartin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës sonë të përbashkët,” u shpreh ai.

Ahmeti theksoi se strukturat e reja përbëhen nga “njerëz kompetentë dhe të dëshmuar”, të cilët sipas tij do ta forcojnë edhe më tej partinë si “adresën më të besueshme të shqiptarëve në vend”.

Duke iu referuar rolit të Kërçovës, ai shtoi se qyteti ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e angazhimit politik dhe kombëtar, ndërsa shprehu optimizëm për rezultatet e ardhshme politike.

Në fund, ai uroi të zgjedhurit dhe u shpreh: “Na priftë e mbara!” Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut