BDI: Projekt i organizuar proruso-kinez po kërcënon integrimin evropian të rajonit

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 10:40

BDI: Projekt i organizuar proruso-kinez po kërcënon integrimin evropian të rajonit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në rajon, duke i cilësuar si pjesë të një projekti të organizuar me qëllime antiperëndimore dhe anti-evropiane, transmeton Flaka Media. Në një deklaratë publike, BDI shpreh shqetësimin e saj për një skenar të rrezikshëm që po mbështetet nga qendra të fuqishme proruse dhe prokineze, të cilat synojnë rrëzimin e rendit demokratik në Ballkan dhe ndalimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas BDI-së, ky projekt po mbështetet politikisht, financiarisht dhe mediatikisht nga forca anti-perëndimore, me qëllim izolimin e rajonit dhe kthimin e tij në një zonë ndikimi të autokracive lindore.

Në këtë kuadër, BDI akuzon disa fraksione shqiptare në pushtetin aktual si pjesë aktive të këtij skenari, duke i cilësuar si “vasalë të përzgjedhur dhe të kontrolluar nga Mickoski” përmes Prokurorisë, në funksion të fshehjes së aferave kriminale.

“Partnerë të tillë të paaftë dhe të korruptuar nuk mund të jenë mbrojtje legjitime për një projekt kaq të rrezikshëm, antishqiptar dhe antievropian”, thekson BDI.

Në përfundim, partia thekson se shqiptarët nuk do të lejojnë asnjëherë që shteti të shndërrohet në aleat të figurave si Milorad Dodik, apo që të bëhet peng i një agjende që kërcënon barazinë, demokracinë dhe perspektivën evropiane të vendit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 10:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media