BDI publikon kontratë për largpërçuesin: Dyshime për ndikime politike dhe dëm milionësh

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 10:46

BDI publikon kontratë për largpërçuesin: Dyshime për ndikime politike dhe dëm milionësh

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) publikoi sot një kontratë që, sipas tyre, dëshmon keqmenaxhim në projektet strategjike energjetike dhe dëm për buxhetin e shtetit.

Sipas BDI-së, bëhet fjalë për një nga marrëveshjet e nënshkruara nga drejtuesi Burim Latifi me kompaninë Elnos nga Republika Serpska, për ndërtimin e largpërçuesit që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Partia opozitare ngre disa shqetësime kryesore. Sipas tyre, kompania fituese lidhet me struktura politike në Republika Serpska, përfshirë rrethin e Milorad Dodik, duke hapur dilema për ndikime politike në projekte strategjike energjetike. Po ashtu, BDI pretendon se procesi i përzgjedhjes dhe negocimit ka qenë i paqartë dhe i mbyllur për publikun.

“Në vend që ky projekt të ishte një urë bashkëpunimi energjetik me Shqipërinë dhe një investim në të ardhmen euroatlantike të vendit, ai është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit dhe mungesës së transparencës,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas tyre, kontrata i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej së paku 6 milionë euro.

BDI kërkon hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këtë rast, publikimin e plotë të dokumenteve dhe përgjegjësi politike e ligjore për të gjithë të përfshirët në vendimmarrje.

“Qytetarët meritojnë transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të parasë publike. Çdo euro e humbur nga keqmenaxhimi është një euro më pak për zhvillimin e vendit,” thekson partia. Gazeta Flaka

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 10:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?