BDI-Tetovë: Bilall Kasami po keqpërdor puntorët e Ndërmarrjes Publike Komunale

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:50

BDI-Tetovë: Bilall Kasami po keqpërdor puntorët e Ndërmarrjes Publike Komunale

Pushteti komunal, në krye me Bilall Kasamin, duke parë se po i numërohen ditët e fundit në udhëheqje të komunës, po shkel çdo ligj dhe çdo normë etike për të përfituar vota.

Viktimë e radhës janë punëtorët e NPK “Tetova” – Tetovë, të cilëve u jepen kontrata afatshkurtra pune në prag të zgjedhjeve.

Edhe pas shumë problemeve në ndërmarrje, mungesës së pagave për muaj të tërë dhe borxhit që sa vjen e rritet, pushteti komunal ka zgjedhur përsëri të mos e respektojë dinjitetin dhe punën e punëtorëve të NPK-së.

Si Degë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, ndjejmë obligim publik të reagojmë lidhur me gjendjen alarmante në këtë ndërmarrje.

Punëtorët e NPK-së meritojnë respekt dhe përkrahje, jo tallje dhe abuzim.

NPK “Tetova” ka rreth 93 punëtorë të rregullt, kryesisht nga shtresat më të varfra të qytetit, të cilët kujdesen për pastrimin dhe higjienën publike. Për ta, kjo punë është burim jetese dhe mjeti i vetëm për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Megjithatë, këtyre punëtorëve nuk u janë paguar në mënyrë të rregullt sigurimet shëndetësore dhe pensionale për 18 muaj rresht.

Borxhet ndaj punëtorëve të rregullt me vendim pune – janë të mëdha. Vetëm në vitin 2024, ndërmarrja ka akumuluar mbi 25 milionë denarë detyrime të papaguara për tatime dhe kontribute mbi pagat. Ky borxh lidhet drejtpërdrejt me punëtorët me vendime pune në ndërmarrje, të cilët mbahen të papaguar dhe të nëpërkëmbur.

Në të njëjtën kohë, ndërmarrja ka angazhuar rreth 60 persona me kontrata në vepër, të cilët janë aktivistë partiakë. Për këta persona, pagesat bëhen rregullisht, edhe pse afërsisht 30 prej tyre nuk paraqiten fare në punë. Pra, ndërsa punëtorët e vërtetë nuk marrin sigurimet bazë, aktivistët partiakë shpërblehen për një punë që nuk e kryejnë aspak.

Ju bëjmë thirrje të gjithë të punësuarve që të mos bien pre e mashtrimeve të panumërta të Bilall Kasamit dhe të qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.

Të nderuar qytetarë, pas largimit të Bilall Kasamit, të cilit i kanë mbetur edhe disa ditë në krye të komunës, të gjithë të punësuarit në ndërmarrje do të kenë trajtimin e merituar dhe askush nuk do të mund t’i shfrytëzojë për interesa momentale politike.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?