BDI-Tetovë: Kasami i shtron rrugë interesave serbe – rruga përfundon në fusha, jo te qytetarët

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Gusht, 2025 23:18

BDI-Tetovë: Kasami i shtron rrugë interesave serbe – rruga përfundon në fusha, jo te qytetarët

Me tone të ashpra dhe akuza serioze, Fitim Mustafi nga dega e BDI-së në Tetovë ka kritikuar ashpër projektin e përuruar së fundmi nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për vazhdimin e Bulevardit “Vidoe Smilevski Bato”.

Me pompozitet të madh u përurua vazhdimi i një bulevardi që përfundon në fusha!”, deklaroi Mustafi në një konferencë për shtyp, duke ironizuar me prezencën e kryeministrit Hristijan Mickoski në ngjarje.

Sipas tij, pretendimi i Kasamit se kjo rrugë lehtëson qarkullimin është mashtrim i pastër. “Të gjithë e dijnë se ajo rrugë më herët nuk ka ekzistuar fare, ndërsa tani është rrugë pa dalje dhe vetëm i huton njerëzit!”, u shpreh Mustafi.

BDI pretendon se prapa këtij projekti qëndrojnë interesa të huaja, duke përmendur pronësinë e tokave përreth rrugës. “Nëse hulumtohet më thellë, del që pronarë të tokave rreth ‘airport-it’ të Bilall Kasamit janë së paku 6 persona të nacionalitetit serb me adresë banimi në Serbi”, tha ai.

Ai ngriti dyshime serioze për lidhje të mundshme financiare: “A lidhet kjo me donacionin prej 800 mijë eurosh që e mori Bilall Kasami nga një kompani serbe?”, pyeti Mustafi, duke shtuar se rruga është ndërtuar në zonë ku mungon nevoja infrastrukturore krahasuar me pjesë të tjera të qytetit.

Pse Bilall Kasami ua shtroi rrugën përskaj parcelave të tyre, duke pasur shumë nyje dhe rrugë tjera në Tetovë që kanë prioritet?”, vazhdoi ai.

Mustafi e cilësoi këtë si një përpjekje për ndikim të drejtpërdrejtë të politikës serbe në zhvillimin urban të qytetit: “Bota serbe, përveç politikave, po ia dirigjon edhe zhvillimin e Tetovës. Këtë nuk do t’ua lejojmë!”.

Në fund, ai dërgoi edhe një mesazh politik: “Fundi juaj politik po vjen. Historia do i mbajë mend të gjitha tentativat për sërbizimin e Maqedonisë. Në tetor do të merrni përgjigje nga populli!”. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Gusht, 2025 23:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?