BDI: VLEN-i hyri në qeveri si humbës – “Bota serbe” u bë më e pranishme se kurrë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2026 11:41

BDI: VLEN-i hyri në qeveri si humbës –  “Bota serbe” u bë më e pranishme se kurrë

BDI ka akuzuar VLEN-in se, pas hyrjes në qeveri, ka braktisur premtimet e dhëna gjatë fushatës dhe është shndërruar në mbështetës të politikave të VMRO-DPMNE-së, përfshirë ato që, sipas BDI-së, favorizojnë rritjen e ndikimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim të fundit, BDI thotë se VLEN gjatë zgjedhjeve kishte premtuar se nuk do të bëhej pjesë e qeverisë nëse nuk do të fitonte, madje kishte deklaruar se do të tërhiqej nga politika. Sipas BDI-së, realiteti rezultoi krejtësisht ndryshe.

“Si humbës zgjedhor, VLEN-i hyri në qeveri dhe pothuajse në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia opozitare pretendon se shqetësimet për rritjen e ndikimit të “botës serbe” nuk janë vetëm pjesë e diskursit politik opozitar, por janë evidentuar edhe në raportet e Parlamentit Evropian gjatë dy viteve të fundit.

BDI përmend në këtë kontekst rolin e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, deklaratat e tij publike, afrimin me strukturat politike të Milorad Dodikut, si dhe zhvillimet në sektorin energjetik dhe atë bankar, duke i cilësuar si pjesë të një “mozaiku” që, sipas saj, dëshmon forcimin e ndikimit serb në vend.

“Faktet flasin vetë”, deklaron BDI, duke shtuar se ndikimi i “botës serbe” është rritur paralelisht me atë që e cilëson si “gërryerje sistematike të Marrëveshjes së Ohrit”.

Sipas BDI-së, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe politikat e Qeverisë po cenojnë të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe frymën mbi të cilën, sipas saj, është ndërtuar shteti pas vitit 2001.

Në këtë proces, BDI e akuzon drejtpërdrejt VLEN-in se nuk është vetëm spektator, por “kamuflues, relativizues dhe bashkërealizues” i këtyre politikave.

BDI thotë se VLEN nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë përmes, siç i cilëson ajo, “shpifjeve, propagandës dhe sulmeve ndaj opozitës”.

“E vërteta nuk mbulohet me zhurmë politike”, thuhet në reagimin e partisë.

Në fund, BDI deklaron se qytetarët shqiptarë do të japin verdiktin për atë që e cilëson si “mashtrim politik dhe moral” të VLEN-it.

“Kush premtoi një gjë dhe bëri të kundërtën, kush premtoi dinjitet dhe solli nënshtrim, kush premtoi mbrojtje të interesit kombëtar dhe u bë mburojë e politikave që e dëmtojnë atë – për këtë verdiktin do ta japin qytetarët”, përfundon BDI. Gazeta Flaka

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2026 11:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?